FTESË PËR TENDER
Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
FURNIZIM ME LLAPTOP PËR NEVOJAT E BANKËS EKONOMIKE
Të interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email adresave [email protected], [email protected]
Qëllimi :
Furnizim me Llaptop.
Kushtet e obligueshme për pjesëmarrje:
Të gjithë të interesuarit janë të obliguar të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për përshtatshmëri siç kërkohet në vijim:
1. Dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit.
2. Oferta financiare duhet të jetë vlera totale e furnizimit te shërbimit apo mallit, duhet përfshijë gjitha tatime e aplikushme duke përfshire TVSH-në.
3. Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH
është e përfshirë në çmim.
4. Deklarata nën betim qe nuk ka ndonjë konflikt interesi me Bankën Ekonomike.
5. Dëshmi nga ATK se ofertuesit nuk janë në vonesa për kryerjen e obligimeve tatimore së paku deri ne tremujorin e fundit para dorëzimit të ofertës.
6. Certifikata nga Gjykata Themelore, se ofertuesit nuk janë nën hetime (vetëm në rast të shpërblimit me kontratë)
7. Ofertuesi duhet të ketë referenca për punë të ngjashme.
8. Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë ofertuese
Afati për dorëzimin e ofertës është deri më 06.05.2026 ne ora 15:00.
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 2 muaj nga data e dorëzimit të ofertës.
Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.