Banka Ekonomike Sh.A. ka kënaqësinë të mbështetë Women Entrepreneurs Finance Code (Kodin Financiar për Gratë Ndërmarrëse) (në tekstin e mëtejmë “WE Finance Code” ose “Code”), një nismë globale që ka për qëllim mbylljen e boshllëqeve në financim dhe heqjen e pengesave për gratë ndërmarrëse. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në partneritet me palë të tjera interesi në Kosovë për të ofruar lidership, për të përmirësuar të dhënat dhe për të zbatuar veprime konkrete për avancimin e kësaj agjende.
Si Nënshkruese me WE Finance Code, Banka Ekonomike Sh.A. zotohet si në vijim për secilën nga tri shtyllat e Kodit:
Zotimet për lidership:
- Ne emërojmë znj. Qendresa Peja, si Kampione të WE Finance Code për Bankën Ekonomike, përgjegjëse për të përfaqësuar institucionin tonë në koalicionin kombëtar dhe për të koordinuar zbatimin përbrenda.
- Banka Ekonomike do të mobilizojë burime të brendshme duke alokuar një buxhet të dedikuar për zbatimin e Kodit, duke përfshirë trajnimin e personelit, aktivitetet e marketingut dhe përmirësimet e sistemit të TI-së.
- Banka Ekonomike do të emërojë ambasadorë të WMSME (Ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme të drejtuara nga gratë) në degët rajonale, që do të shërbejnë si pika kontakti për të mbështetur bizneset në pronësi të grave dhe të drejtuara nga gratë.
- Banka do të zhvillojë dhe ofrojë trajnime për zyrtarët kreditorë për NVM-të lidhur me barazinë gjinore dhe animin e pavetëdijshëm për të forcuar kapacitetet e brendshme dhe vetëdijesimin.
- Banka Ekonomike do të publikojë një seksion të dedikuar në Raportin vjetor me fokus në barazinë gjinore, gratë në biznes dhe progresin tonë në kuadër të WE Finance Code.
Zotimet për të dhënat:
- Banka Ekonomike do të mbledhë dhe do t’i raportojë BQK-së arsyet e refuzimeve të aplikimeve për kredi të WMSME-ve.
- Banka Ekonomike do të përmirësojë sistemet e brendshme të TI-së për të mundësuar mbledhjen e të dhënave të ndara sipas gjinisë dhe për të siguruar gatishmërinë për të raportuar sipas përkufizimit kombëtar.
- Banka Ekonomike do të harmonizojë sistemet e saj të brendshme të të dhënave me përkufizimin e dakorduar kombëtar të WMSME dhe do t’i raportojë BQK-së në përputhje me këtë.
- Të dhënat e ndara sipas gjinisë dhe analiza gjinore do të përfshihet në Raportin vjetor të Bankës Ekonomike për të ofruar të dhëna për vetëdijesimin, zhvillimin e produkteve dhe strategjitë e biznesit.
Zotimet për veprim
- Banka Ekonomike do të rishikojë dhe ridizajnojë produktet ekzistuese për të siguruar që ato të përmbushin më mirë nevojat specifike të grave ndërmarrëse bazuar në të dhënat e panelit të WE Finance Code dhe të dhënat e tregut.
- Banka Ekonomike do të rritë pjesën e WMSME-ve në portofolin total, numrin e klientëve WMSME dhe vlerën e investimeve të drejtuara kah MSME-të në pronësi të grave.
- Banka Ekonomike do të prezantojë një tarifë zero për mirëmbajtje të llogarisë për një vit për MSME-të e drejtuara nga gratë që regjistrohen për herë të parë.
- Banka Ekonomike do të zhvillojë programe të përshtatura të produkteve financiare që u përgjigjen nevojave specifike të MSME-ve në pronësi të grave.
- Banka Ekonomike do të aplikojë çmime preferenciale të kredive për gratë ndërmarrëse për të rritur aksesin në financim.
- Banka Ekonomike do të promovojë shitjen e produkteve të ndërlidhura duke u ofruar MSME-ve të drejtuara nga gratë qasje te një game e gjerë e produkteve—kredi, pagesa, kursime, sigurim dhe bankim digjital—duke siguruar që gratë të përfitojnë nga mbështetja financiare e integruar dhe me orientim rritjen.
- Banka Ekonomike do të promovojë segmentin e bizneseve në pronësi të grave në portofolin e saj dhe pozicionimin si një institucion që mbështet gratë ndërmarrëse përmes promocioneve të synuara, fushatave me storie suksesi, angazhimit në media sociale dhe nismave të vetëdijesimit për të theksuar mundësitë për financim dhe mbështetjen për ndërmarrjet në pronësi të grave.
Ju lutemi, gjeni bashkëngjitur si shtojcë të kësaj letre listën e detajuar të zotimeve, së bashku me periudhat kohore të planifikuara për zbatim dhe Treguesit Kyç të Performancës për matjen e progresit dhe suksesit.
Presim me padurim të punojmë me partnerët tanë dhe koalicionin më gjerë për të ofruar ndikim domethënës për gratë ndërmarrëse në Kosovë.