Transferet Ndërbankare


Banka Ekonomike si anëtare e rrjetit SWIFT me kodin e Republikës së Kosovës, ofron shërbime të shpejta dhe me çmime konkurruese për transfere ndërkombëtare hyrëse dhe dalëse.
 
 
Pranimi i kodit të Republikës së Kosovës “XK” në sistemin e SWIFT-it, ka mundësuar procesimin e transferave ndërkombëtare në përputhje me standardet e numrave ndërkombëtar të llogarive bankare sipas ISO 13616.
 
SWIFT Kodi i Bankës Ekonomike është EKOMXKPRXXX
 
Për çdo pagesë ndërkombëtare, që klienti e dërgon apo pranon do të përdoret IBAN-i i cili korrespondon me llogarinë bazike të klientit, por duke i shtuar kodin e Republikës së Kosovës XK05 i cili është standard i të gjitha bankave të Kosovës.
Kështu ju mund të bëni transfere ndërkombëtare nga cilado degë ose nëndegë e Bankës Ekonomike gjithashtu përmes E-Banking.
 
Nëse dëshironi të bëni transfere ndërkombëtare në botën e jashtme, ju duhet të keni këto informacione:
 
  • Emri dhe Adresa e plotë e përfituesit
  • Emri dhe SWIFT kodi i bankës së përfituesit
  • Numrin e saktë të llogarisë së përfituesit apo IBAN-in për vendet që e kanë implementuar
  • Përshkrimi i pagesës