Transferet ndërkombëtare
Transferet ndërkombëtare ju mundësojnë të realizoni pagesa ndërkombëtare tek partnerët tuaj që nuk kanë llogari bankare në Kosovë.
 
Banka Ekonomike si anëtare e rrjetit SWIFT me kodin e Republikës së Kosovës, ju ofron shërbime të shpejta dhe me çmime konkurruese për transfere ndërkombëtare hyrëse dhe dalëse.
 
SWIFT Kodi i Bankës Ekonomik është EKOMXKPRXXX
 
Për çdo pagesë ndërkombëtare, që ju e dërgoni apo pranoni do të përdoret IBAN-i i cili korrespondon me llogarinë bazike tuaj, por duke i shtuar kodin e Republikës së Kosovës XK05 i cili është standard i të gjitha bankave të Kosovës.
 
a) Transferet ndërkombëtare në botën e jashtme
 
Ju mund të bëni transfere ndërkombëtare nga cilado degë ose nëndegë e Bankës Ekonomike gjithashtu përmes E-Banking.
Nëse dëshironi të bëni transfere ndërkombëtare në botën e jashtme, ju duhet të keni këto informacione:
 
Emri dhe Adresa e plotë e përfituesit
Emri dhe SWIFT kodi i bankës së përfituesit
Numrin e saktë të llogarisë së përfituesit apo IBAN-in për vendet që e kanë implementuar
Përshkrimi i pagesës
 
b) Transferet ndërkombëtare nga bota e jashtme: