Siguria e E-Banking
Fjalëkalimi një përdorimësh (FNP)
 
Fjalëkalimi një përdorimësh apo FNP është një password unik dhe i vlefshëm vetëm për vlera të shkurta kohore i cili përdoret si masë shtesë për sigurinë e shërbimeve bankare online.
Ky fjalëkalim (password) dërgohet tek ju përmes mesazhit (SMS) dhe është valid vetëm për një përdorim.
 
FNP do të dërgohet tek ju çdo herë që ju dëshironi t’i qaseni llogarisë tuaj në e-banking.
 
Lidhja e Sigurtë
Shërbimi i Internetit tonë është në përputhje me standartet e sigurisë ndërkombëtare dhe është i ndërtuar me specifikimet më të fundit të enkriptimit.
 
Kjo do të thotë që një lidhje e sigurtë krijohet çdo herë që ju i qaseni shërbimeve tona online dhe informatat që transmetohen mund të lexohen vetëm nga sistemi ynë bankar. Asnjë palë e tretë nuk ka qasje në këto të dhëna.
Këshilla Sigurie
  • Për ta përdorur e-banking ju lutem vendoseni një fjalëkalim që përmban, kombinim të shkronjave, të numrave, të simboleve dhe të ketë afërsisht 8 karaktere gjë që është më vështirë të qëllohet apo të gjenerohet nga keqdashësit.
  • Asnjëherë mos i tregoni informatat tuaja për qasje si passwordin apo PIN-in askujt, e as punëtorëve të Bankës.
  • Asnjëherë mos lejoni që browseri juaj (Internet Explorer, Chrome, Firefox etj) të ruaj passwordin tuaj.

  • Mbani të dhënat e qasjeve në e-banking të sigurta, asnjëherë mos i leni në të njejtin vend me kartelën apo mos i shënoni në letër.
  • Sigurohuni që po qaseni në sajtin e bankës sonë dhe jo në ndonjë sajt tjetër, shiqoni mirë linkun në browser dhe kontrolloni për çertifikatën digjitale në anën e djathtë lartë në browserin tuaj.

  • Mos e hapni sajtin përmes emailave apo ndonjë linku tjetër që ju shpie drejt sajtit tonë por për të qenë sa më të sigurtë gjithmonë hapeni direkt sajtin tonë www.bekonomike.com dhe nga aty klikoni për tu qasur në e-banking.

  • Asnjëherë mos instaloni në kompjuter apo telefon ndonjë program apo ndonjë programtjetër në emër të Bankës Ekonomike, banka jonë nuk e kërkon në asnjë rast këtë nga ju. Këto kërkesa vijnë nga personat keqdashës me qëllim të vjedhjes së informacioneve.
  • Mos instaloni programe të pasigurta në kompjuterin tuaj.
  • Instaloni anti-virus dhe mbajeni të rifreskuar (update) rregullisht.
  • Mbani të rifreskuar (update) shfletuesin tuaj të internetit.
 
Kontrolloni lëvizjet tuaja bankare në manyrë të rregullt me E-Banking dhe kontaktoni Bankën tonë menjëherë nëse vëreni ndonjë gjë të pazakont apo të dyshimt në numrin tonë 038 500 500