Banka Ekonomike është licencuar më 28.05.2001,
ndërsa punën e ka filluar në fillim të qershorit të po këtij viti.
Nga momenti i licencimit, Banka Ekonomike, ka pësuar ndryshime të rëndësishme,
në të gjitha aspektet e zhvillimit dhe është banka e vetme me 100% kapital
vendor. Banka Ekonomike ka një rrjetë të zhvilluar në mënyrë graduale dhe
të shpërndarë në gjithë territorin e Kosovës. Banka Ekonomike aktualisht
ka 29 njësi bankare, nga të cilat, 7 degë janë në qendrat kryesore të
Kosovës dhe 22 nëndegë gravitojnë nëpër njësitë më të vogla regjionale.