Visa Patinum
Visa Platinium është kartelë premium e krijuar posaqërisht për klientët që kërkojnë shërbime të avancuara, përvoja ekskluzive dhe privilegje të veçanta.
Kjo kredit kartelë është menduar për ata që kanë kërkesa të larta dhe duan të përfitojnë nga një mjet modern i sigurtë pagese, i cili ofron kontroll të plotë mbi financat dhe qasjet globale.
E pranuar ndërkombëtarisht, Visa Platinum është ideale për:
· Udhëtime biznesi, ose pushime jashtë vendit,
· Blerje luksoze në dyqane Premium dhe platforma online,
· Pagesa të mëdha dhe transaksione të rëndësishme financiare.
·
Përveç pranueshmërisë së saj globale, Visa Platinum ofron një nivel të lartë sigurie dhe fleksibilitet maksimal në menaxhimin e shpenzimeve.
Me Visa Platinum, çdo transaksion bëhet më i sigurtë, më i shpejtë dhe më i lehtë, ndërsa ju përfitoni një përvojë Premium të menaxhimit të financave tuaja personale.
1. Përdorimi i kredit kartelës
Kredit kartela Visa Platinum është krijuar për të ofruar lehtësi, siguri dhe rehati për menaxhimin e parave tuaja gjatë përdorimit të tyre, duke ofruar gjithashtu edhe benefite duke e përdorur këtë kartelë.
Më poshtë janë mënyrat kryesore të përdorimit:
Pagesa me POS:
- Me Visa Platinum mund të kryeni pagesa të shpejta dhe të sigurta në të gjitha pikat e shitjes që pranojnë Visa, brenda dhe jashtë vendit.
- Pagesa mund të realizohet duke futur kredit kartelën në pajisjen POS dhe duke përdorur PIN-in, ose përmes funksionit contactless, thjesht afroni kartelën pranë lexuesit për të përfunduar transaksionin.
- Për shumat nën limitin e përcaktuar nga ju, pagesa kryhet menjëherë pa PIN; për shumat mbi këtë limit, PIN-i është i domosdoshëm, për të ofruar siguri maksimale.
Pagesa me këste:
- Në të gjithë tregtarët që përdorin POS të Bankës Ekonomike, mund të zgjidhni numrin e kësteve sipas nevojës, nga 2 deri në 36 muaj.
- Shuma e këstit zbritet automatikisht çdo muaj nga kredit kartela, pa pasur nevojë për procedura shtesë.
- Ky opsion është ideal për blerje më të mëdha, duke ju mundësuar të shpërndani shpenzimet me më shumë lehtësi dhe pa presion financiar.
Pagesa online:
- Kredit kartela Visa Platinum ju mundësojnë blerje të sigurta online në të gjitha faqet që përdorin protokollin e sigurisë https/.
- Për të përfunduar pagesën, do t’ju nevojiten:
- Numri i kredit kartelës
- Data e skadimit
- Kodi CVV
- Kodi OTP (nëse kërkohet për verifikim të transaksionit)
- Ju rekomandojmë që të kryeni blerje vetëm në platforma të sigurta dhe të besueshme, për të mbrojtur të dhënat tuaja financiare.
2. Pagesa e borxhit
Çdo muaj, përdoruesit e Visa Platinum do të marrin një pasqyrë mujore me detaje të qarta për:
- Borxhin total që duhet të shlyhet;
- Shumën minimale që duhet paguar për të shmangur penalizimet;
- Afatin e fundit të pagesës.
Mënyrat për të kryer pagesat janë të thjeshta dhe të përshtatshme:
- Në degët e Bankës Ekonomike
- Përmes transfereve bankare
- Me urdhër automatik, duke siguruar që pagesa kryhet në kohë.
- Përmes e-banking, duke ju lejuar të paguani nga kudo që ndodheni
Për të shmangur aplikimin e interesit, rekomandohet që të paguani shumën totale të borxhit brenda afatit të përcaktuar.
3. Si të aplikoni
Për të përfituar Visa Platinum duhet të plotësoni kushtet e mëposhtme:
- Dokument identifikues i vlefshëm (letërnjoftim ose pasaportë)
- Vërtetim mbi të ardhurat mujore
- Llogari aktive në Bankën Ekonomike
Procesi i aplikimit është i shpejtë dhe i thjeshtë:
- Mund të aplikoni drejtpërdrejt në çdo degë të Bankës Ekonomike;
- Ose online, përmes formularit elektronik të disponueshëm në faqen zyrtare të bankës.
VISA PLATINUM NJË BOTË PLOT PRIVILEGJE
Banka Ekonomike prezanton për herë të parë në Kosovë kredit kartelën metalike Visa Platinum.
Kredit kartela Visa Platinum është kredit kartelë e cila ju mundëson qasje në llogarinë tuaj në të cilën është i aprovuar limiti juaj kreditor.
Me Visa Platinum ju pret një botë plot privilegje, me limite më të mëdha dhe fuqi më të madhe blerëse.
Përfitimet e kredit kartelës Visa Platinium:
Vizita falas në sallonet e pritjes të biznesit me Lounge Key
10 vizita falas në vit për mbajtësit e kartelave Visa Platinium, në mbi 1200 sallone pritjeje në programin Lounge Key anë e mbanë botës. Oferta është e vlefshme deri më 26 Maj 2026, me mundësi vazhdimi.
Shërbimi i boarding me përparësi nga yQ Meet dhe Assist në aeroportet ndërkombëtare.
Në mbi 240 aeroporte në të gjithë botën, deri në 15% zbritje për shërbimet yQ. Shteg i veçantë për bording pa pritje në radhë. Oferta është e vlefshme deri më 25 tetor 2025, me mundësi vazhdimi.
Zbritjet në rezervimin e hotelit përmes uebfaqës agoda.com
Deri në 12% zbritje për rezervimin e akomodimit në cilindo prej mbi 300,000 hoteleve anekënd botës përmes uebfaqës agoda.com. Oferta është e vlefshme deri më 31 janar 2025, me mundësi vazhdimi.
Zbritje në vetura me qira nga Avis deri në 35%
Të gjithë kartel mbajtësit e Visa Platinum do të përfitojnë zbritje deri në 35% në marrje të veturave me qira të kompanisë Avis. Oferta është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2024, me mundësi vazhdimi.
Shërbimet e sigurimeve
Sigurim i blerjeve: Përfitoni sigurim nga humbja, vjedhja ose dëmtimi aksidental, brenda 90 ditëve nga data e blerjes;
Kompensim i vonesës së fluturimit ose bagazhit më shumë se 4 orë.
GCAS Shërbimi global për mbështetjen e klientëve
Bllokimin e kartelës së humbur ose të vjedhur;
Zëvendësimin urgjent të kartelës në rast humbjeje / vjedhjeje;
Tërheqje urgjente e parave nga llogaria në rast humbjeje / vjedhjeje së kartelës në 27,000 vende anekënd botës;
Shërbim i thirrjeve telefonike 24/7 për mbajtësit e kartelës.
Asistence në informatat ndërkombëtare mjekësore dhe të udhëtimit
Për destinacionin e udhëtimit Informata rreth vaksinimit;
Informatat për institucionet mjekësore në destinacionin e udhëtimit;
Kontaktimi i mjekut;
Konsultim mjekësor.