MasterCard Contactless Flexi
MasterCard Debit/Contactless është kartelë ndërkombëtare që lidhet direkt me llogarinë tuaj rrjedhëse, duke ju ofruar një mënyrë të lehtë për qasje në llogarinë tuaj, në çdo kohë dhe sa herë që ju keni nevojë.

Nëse keni nevojë për para të gatshme, ju mund të tërhiqni në çdo bankomat (ATM) të Bankës Ekonomike, ose në çdo bankomat (ATM) tjetër ku shfaqet logo Mastercard, në Kosovë dhe në mbarë botën.  

Kartela MasterCard Debit gjithashtu është e përshtatshme për blerje në çdo pikëshitje (POS terminal) në Kosovë dhe në miliona pika shitjeje kudo në botë, në dyqane, supermarkete, restorante, agjensione udhëtimi, pika karburanti dhe kudo tjetër ku shfaqet logo MasterCard
Kjo teknologji e kartelave “pa kontakt” ofron mundësinë për blerje në çdo pikë të shitjes (POS terminal) në Kosovë dhe kudo në botë ku shfaqet logo contactless. Gjithashtu, Kartela MasterCard Debit mund të përdoret për blerje në internet.

MasterCard Debit ju ofron, juve si mbajtës të kartelës, kontroll të plotë të shpenzimeve. Çdo veprim që bëni me kartelë pasqyrohet në gjendjen e llogarisë tuaj, duke ju mundësuar kështu verifikimin e çdo transaksioni.

Limitet për pagesa me kartela “pa kontakt” janë të përcaktuara nga brendet MasterCard dhe VISA. Limiti për transaksion me kartelë, pa pasur nevojë të shtypet PIN-i, me kartelë Mastercard është 15€, derisa për kartelë VISA është 40€. Për të gjitha pagesat mbi këto limite kërkohet PIN-i gjatë blerjes.
Të gjitha pagesat e realizuara në POS Terminalet në Kosovë janë pa provizion.
Instruksionet për përdorimin e kartelave


• Për realizmin e blerjeve nevojitet që kartela dhe POS terminali ku kryhet transaksioni të jenë të licencuar me teknologjinë (NFC – Near Field Communication) ku pagesat kryhen përmes valëve radio magnetike.

• Realizimi i pagesave mundësohet në distancë të afërt ku komunikimi bëhet përmes teknologjisë së antenës e cila është e vendosur në kartelë.

• Përdoruesi me rastin e pagesës e ofron kartelën në distancë të afërt (deri 4 cm) me POS terminal dhe për shuma deri në limite të caktuara transaksioni realizohet pa vendosje të PIN-it apo nënshkrimit në faturë.


Realizimi i pagesave përmes teknologjisë “pa kontakt”:

• Për realizmin e blerjeve nevojitet që kartela dhe POS terminali ku kryhet transaksioni të jenë të licencuar me teknologjinë (NFC – Near Field Communication) ku pagesat kryhen përmes valëve radio magnetike.

• Realizimi i pagesave mundësohet në distancë të afërt ku komunikimi bëhet përmes teknologjisë së antenës e cila është e vendosur në kartelë.

• Përdoruesi me rastin e pagesës e ofron kartelën në distancë të afërt (deri 4 cm) me POS terminal dhe për shuma deri në limite të caktuara transaksioni realizohet pa vendosje të PIN-it apo nënshkrimit në faturë.


Instruksionet për përdorimin e kartelave në pika të shitjes (POS terminale) •    Për të kryer një blerje në një pikë të shitjes (POS terminal) duhet thjeshtë të kalohet kartela në terminal (nga ju ose shitësi). 
•    Pastaj, duhet të shtypet kodi i kartelës (PIN-i )nga ana juaj.  
•    Pasi keni kaluar kartelën në pikëshitje (POS  terminal), transaksioni kryhet me sukses, atëherë shitësi duhet  t’ju jap një faturë për të firmosur e cila i mbetet tregtarit dhe një faturë të dytë të cilën duhet ta mbani ju.    

Instruksionet për përdorimin e kartelave në internet •    Për të kryer një blerje në internet ju fillimisht duhet ta zgjidhni llojin e kartelës  
•    Më pas duhet të shënohet  numri i kartelës, emri i kartëmbajtësit  si dhe data e skadimit të kartelës
•    Dhe në fund shënohet kodi treshifror CVC (për kartelat MasterCard) ose CVV2 (për kartelat Visa), i cili gjendet në pjesën e prapme të kartelës        

(Për blerje në internet PIN kodi nuk shënohet asnjëherë. PIN kodi  përdoret vetëm për blerje në pika të shitjes (POS terminale) dhe për tërheqje në bankomat)   
Që të pajiseni me këto kartela ju duhet të keni llogari të hapur në Bankën Ekonomike.