Hamide Pacolli Gashi
Znj. Pacolli Gashi u emërua Zëvendës Kryeshefe Ekzekutive e Bankës Ekonomike në Prill 2012. Znj. Pacolli Gashi ka një karierë të pasur mbi 12 vjeçare në industrinë financiare. Ajo punoi në kompaninë e sigurimeve “SIGURIA” që nga viti 2003 deri në 2007 nëpër pozita të ndryshme duke filluar nga Asistente e Udhëheqësit të Financave e deri në Kryesuese e Departmentit të Kontabilitetit. Për 5 vite ishte anëtare e komitetetit të pagesave në shoqatën e bankave të Kosovës, gjithashtu vazhdon të jetë  anëtare e Grupit SWIFT të Kosovës.
 
Aftësitë e veta akademike e profesionale i pasuroi me shkollimin e saj në CIA-Instituto Interlingue e di Commercio në Zvicër si dhe mori diplomën në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik Banka dhe Financa. Poashtu vijoi trajnime në fushën e kontabilitetit në shoqëritë e sigurimeve në Malta Training Center, poashtu vijoi kurse në fushën e menaxhimit të keshit në RZB Vienna.
 
U çertifikua nga MasterCard Europe, Waterloo, Belgium – Maj 2010 dhe pastaj Visa First, London, UK – Qershor 2010 për çështjet operacionale dhe karakteristikat e kartelave ndërkombëtare MasterCard dhe Visa. Si dhe vijoi trajnime të shumta në Asociacionin e Bankave të Kosovës. Znj. Pacolli Gashi iu bashkua Bankës Ekonomike në Mars 2007 fillimisht si Kryesuese e Departmentit të Auditimit të Brendshëm, për të kaluar pastaj në pozitën Drejtoreshë e Operacioneve.
 
Fatos Krasniqi
Fatos Krasniqi Kryeshef Ekzekutiv
Zt. Krasniqi është emëruar Kryeshef Ekzekutiv i Bankës Ekonomike në Maj 2018. Zt. Krasniqi vjen nga industria bankare me përvojë mbi 15 vjeçare, ku kultivoi një karrierë të bujshme në fusha të ndryshme të menaxhimit dhe udhëheqjes me theks të veçantë në zhvillim biznesi, menaxhim projektesh, menaxhim i degëve dhe menaxhim i resurseve humane. Paraprakisht ai udhëhoqi biznes privat për 9 vite dhe pastaj punoi si shef logjistike për IOM (International Organization for Migration), gjë që i’a pasuroi tutje diversitetin e përvojës.  
Gjatë karrierës në Bankën Raiffeisen, ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse si në degë (Menaxher Rajonal i Prishtinës dhe Prizrenit) ashtu edhe në zyrën qendrore (Kryesues i Departmentit të NVM-ve dhe Departamentit për Mikro Biznese) me ç’rast fitoi përvojë të konsiderueshme në të dy anët e bankës duke përvetësuar hartimin e politikave dhe strategjive nga njëra anë dhe ekzekutimin efikas të të njëjtave nga ana tjetër.
 
 Zt. Krasniqi ka studiuar për Inxhinieri Elektronike dhe për Ekonomi, ndërsa poashtu mban edhe gradën  Master në Menaxhment dhe Financa. Zt. Krasniqi ka ndjekur mbi 80 trajnime si në vend ashtu edhe në Evropë: Zhvillimi dhe implementimi i strategjisë, AFAS, trajnimi i menaxhimit, aftësitë e shitjes së NVM-ve, shitja dhe marketingu intelegjent në epokën e mediave sociale, Menaxhimi i konfliktit dhe negociatat për programin e udhëheqësisë, Akademia e udhëheqësisë. Gjate punës 28 vjeçare në biznes privat, organizatë qeveritare ndërkombëtare dhe ne institucion bankar, Zt. Krasniqi ka ndjekur trajnime dhe ka bërë vizita e shkëmbime përvojash në bankat dhe institucionet eminente bankare në Evropë ku edhe ka marrë përvojën e duhur në menaxhim bankar.
Hamide Pacolli Gashi
Hamide Pacolli Gashi Zv. Kryeshefe Ekzekutive
Znj. Pacolli Gashi u emërua Zëvendës Kryeshefe Ekzekutive e Bankës Ekonomike në Prill 2012. Znj. Pacolli Gashi ka një karierë të pasur mbi 12 vjeçare në industrinë financiare. Ajo punoi në kompaninë e sigurimeve “SIGURIA” që nga viti 2003 deri në 2007 nëpër pozita të ndryshme duke filluar nga Asistente e Udhëheqësit të Financave e deri në Kryesuese e Departmentit të Kontabilitetit. Për 5 vite ishte anëtare e komitetetit të pagesave në shoqatën e bankave të Kosovës, gjithashtu vazhdon të jetë  anëtare e Grupit SWIFT të Kosovës.
 
Aftësitë e veta akademike e profesionale i pasuroi me shkollimin e saj në CIA-Instituto Interlingue e di Commercio në Zvicër si dhe mori diplomën në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik Banka dhe Financa. Poashtu vijoi trajnime në fushën e kontabilitetit në shoqëritë e sigurimeve në Malta Training Center, poashtu vijoi kurse në fushën e menaxhimit të keshit në RZB Vienna.
 
U çertifikua nga MasterCard Europe, Waterloo, Belgium – Maj 2010 dhe pastaj Visa First, London, UK – Qershor 2010 për çështjet operacionale dhe karakteristikat e kartelave ndërkombëtare MasterCard dhe Visa. Si dhe vijoi trajnime të shumta në Asociacionin e Bankave të Kosovës. Znj. Pacolli Gashi iu bashkua Bankës Ekonomike në Mars 2007 fillimisht si Kryesuese e Departmentit të Auditimit të Brendshëm, për të kaluar pastaj në pozitën Drejtoreshë e Operacioneve.
 
Arijan Haxhibeqiri
Arijan Haxhibeqiri Zv. Kryeshef Ekzekutiv
Z. Haxhibeqiri ka karrierë të gjatë mbi 16 vite në industrinë bankare në Kosovë, e cila i ka mundësuar të zhvilloj aftësitë e udhëheqjes duke qenë përgjegjës për pozita të larta menaxhuese.
 
Fillimisht Z. Haxhibeqiri ishte i punësuar në Misionin diplomatik Francez, për të vazhduar tutje me OSBE duke kontribuar në vlerësimin e kushteve të sigurisë dhe infrastrukturës, për ngritjen e misionit të ri të OSBE-së.
 
Më pastaj, në Bankën Procredit ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse si: Kryesues Rajonal i Korporatës, Menaxher Rajonal i Gjilanit dhe Kryesues i Departamentit të Cilësisë se Portfolios ku arriti rezultate të mira të cilat kanë reflektuar edhe me zhvillimin e karrierës.
 
Zt. Haxhibeqiri ka diplomuar në Ekonomi – Universiteti i Prishtinës dhe aktualisht është duke ndjekur studimet e Masterit në Universitetin e Prishtinës. Ka përfunduar programin 1-vjeçar në Akademinë Rajonale të Procredit Bankes në Veles të Maqedonisë si dhe programin 3 vjeçar në akademinë e Procredit Bankes në Frankfurt të Gjermanisë (programi për Menaxher/Lider). Për më shumë, Z.Haxhibeqiri vijoi shumë seminare dhe kurse profesionale ndërkombëtare që pa dyshim ndihmuan në ndërtimin e tij profesional.