Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:
- Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit, certifikatën e numrit fiskal.
- Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH të dorëzojnë certifikatën e TVSH)
- Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
- Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim.
- Kompanitë ofertuese duhet të jenë të autorizuara për shitje të licencave të kërkuara.
- Të ceket afati i liferimit (ditë kalendarike).
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku një muaj nga data e dorëzimit të ofertës
- Ofertuesi duhet të ketë referenca për punë të ngjashme(minimumi 3 referenca)
- Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkoje informata shtesë nga kompanitë ofertuese
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Ofertë për furnizim me liqenca Office 365 dhe Azure directory” duhet të dorëzohen në zyrën qëndrore te Bankës Ekonomike sheshi Nënë Tereza p.n – Prishtinë
Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin komplet nuk do të shqyrtohen.
Ofertat e dorëzuara pas afatit për dorëzim nuk do të shqyrtohen.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 24.06.2025 në ora 15:00.
Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.
Palët e interesuara duhet ta kërkojnë dokumentin e tenderit përmes kërkesës me shkrim në e-mail adresën: [email protected]