Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuar të paraqesin ofertat për: 
 
 AUDITIMI I PASQYRAVE FINANCIARE TË BANKËS EKONOMIKE PËR VITIN 2026
 
Banka Ekonomike Sh.a. në pajtim me Ligjin Nr.8/L-304 për Bankat, Rregullorës për Auditimin e Jashtëm të Bankave dhe Rregullorës për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullorës për Auditimin e Jashtëm të Bankave për të realizuar auditimin e pasqyrave financiare të Bankës Ekonomike Sh.a. dhe auditimin e pasqyrave financiare të konsoliduara me KS Siguria Sh.a. për vitin 2026 në pajtueshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar fton subjektet e kualifikuara të paraqesin ofertat e tyre.
Ofertuesit duhet të demonstrojnë se i plotësojnë kriteret si në vijim:
 
Duhet të jetë i licencuar në pajtim me Ligjin Nr. 06/L-032 për Kontabilitetin, Raportimin Financiar dhe Auditimin dhe të jetë i   autorizuar të ofrojë shërbime të  auditimit të pasqyrave financiare në Kosovë;
Duhet të ketë: (a) së paku dy (2) partnerë kyç të auditimit përgjegjës për Kosovë, auditor ligjor të certifikuar nga një shoqatë e kontabilistëve dhe auditorëve e Kosovës e anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK), ShKÇAK dhe (b) së paku një anëtar i ekipit të auditimit, të ketë kualifikim profesional ndërkombëtar të auditimit të jashtëm (ACCA);
Duhet të ketë përvojë së paku tre (3) vjeçare në kryerjen e auditimeve të pasqyrave financiare, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF), të bankave apo institucioneve tjera financiare dhe sigurimeve, apo stafi pjesëmarrës i të cilit kryen auditimin të ketë një eksperiencë të tillë dhe të ofrojë dëshmi të auditimeve paraprake;
Nuk duhet të ketë ofruar shërbim auditimi në Bankën Ekonomike Sh.a në pesë (5) vite auditime të njëpasnjëshme; 
Duhet të dorëzojnë referencat dhe një vështrim të shkurtër të aktiviteteve të gjertanishme si auditor i pavarur. 
Ofertuesit duhet të dorëzojnë ofertë të veçantë për: 
Auditimin e Pasqyrave Financiare për Bankën Ekonomike Sh.a. për vitin 2026,
Auditimin e Pasqyrave Financiare të Konsoliduara Banka Ekonomike Sh.a. me KS Siguria Sh.a. për vitin 2026,
Ofertë për rishikim financiar për çdo kuartal i cili do të bëhet sipas nevojës dhe vetëm pas kërkesës nga Banka.
 
Nga përfituesi i thirrjes kërkohet që raportet përfundimtare, letrën e menaxhmentit dhe të gjitha dokumentet tjera t’i përpilojë dhe bankës t’ia dorëzojë në gjuhën shqipe dhe angleze brenda afatit të caktuar me kontratë.
 
Afati i dorëzimit të ofertave është deri më 19 Mars 2026 në ora 15:00.
 
Subjektet konkurruese do të njoftohen me rezultatet pasi të miratohet vendimi i zgjedhjes së fituesit.  
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Auditimi i Pasqyrave Financiare të Bankës Ekonomike Sh.a. dhe Auditimi i Pasqyrave Financiare të Konsoliduara me KS Siguria Sh.a. për vitin 2026” duhet të dorëzohen në recepcion në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike Sh.a. Prishtinë, Sheshi Nënë Terezë p.n.
Banka Ekonomike mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë thirrjen për ofertim në çdo kohë.
NJOFTIM PËR SHITJE PUBLIKE TË PALUAJTSHMËRISË- Pejë NJOFTIM PËR SHITJE PUBLIKE TË PALUAJTSHMËRISËBanka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, njofton të gjitha palët e interesuara se ka vënë në shitje paluajtshmërinë e saj me detajet e sh ënuara më poshtë:
Ftesë për tender- Polisa të sigurimit BBB, ECCP dhe D&O Kushtet për ofertim•Operatorët ekonomik duhet te jenë të regjistruar si subjekte juridike dhe të licencuara nga institucionet përkatëse për ofrimin e shërbimeve të kërkuara.•Duhet të dorëzohet
NJOFTIM PËR SHITJE PUBLIKE TË PALUAJTSHMËRISË - KAÇANIK- GJURGJEDEL NJOFTIM PËR SHITJE PUBLIKE TË PALUAJTSHMËRISËBanka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, njofton të gjitha palët e interesuara se ka vënë në shitje paluajtshmërinë e saj me detajet e sh ënuara më poshtë:
NJOFTIM PËR SHITJE PUBLIKE TË PALUAJTSHMËRISË Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, njofton të gjitha palët e interesuara se ka vënë në shitje paluajtshmërinë e saj me detajet e sh ënuara më poshtë:
NJOFTIM PËR SHITJE PUBLIKE TË PALUAJTSHMËRISË-PARCELE NJOFTIM PËR SHITJE PUBLIKE TË PALUAJTSHMËRISËBanka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, njofton të gjitha palët e interesuara se ka vënë në shitje paluajtshmërinë e saj me detajet e sh ënuara më poshtë: