Specialist për Menaxhimin e Riskut të IT-së dhe Vazhdimësi të Biznesit
09.03.2026 | 09:50

 Banka Ekonomike për Departamentin e Menaxhimit të Riskut hap konkursin në vijim:

 

Specialist për Menaxhimin e Riskut të IT-së dhe Vazhdimësi të Biznesit

 

·         Përgjegjës për menaxhimin e kontrollës së rrezikut të IT-së në nivel banke duke siguruar se infrastruktura teknologjike dhe siguria e informacionit/kibernetike është efektive;

·         Analizimi i rreziqeve si dhe identifikimi i rreziqeve të IT-së dhe sigurisë së informacionit që ndikojnë në proceset kritike brenda bankës;

·         Vlerësimi i qeverisjes në aspektin e IT-së dhe sigurimit të informacionit brenda bankës;

·         Vlerësimi i incidenteve të raportuara n 137 databazen e riskut operacional që janë të ndërlidhur me IT-së dhe sigurinë e informacionit;

·         Të sigurojë që procesi i vazhdimësisë së biznesit përmes DRC është efektiv dhe funksional gjatë testimeve;

·         Zhvillon, mirëmban, udhëheq dhe dokumenton programet e vazhdimësisë së biznesit dhe ato të kthimit nga fatkeqësitë që prekin sistemet e informacionit;

·         Zhvillon, mirëmban, dokumenton dhe udhëheq testimin e planit të vazhdimësisë së biznesit për sistemet e informacionit dhe në baza të rregullta periodike apo sipas kërkesës dhe nevojës e teston të njëjtin plan për të matur objektivat e kohës për rimëkëmbje (anglisht RTO) dhe pikës së rimëkëmbjes (anglisht RPO);

·         Të bëjë një menaxhim adekuat të rrezikut operacional në funksion të IT-së;

·         Të jetë kontribut dhënës në zhvillimin e sistemit të ri operativ të bankës;

·         Të marrë përsipër përgjegjësit e tjera dhe detyrat rutinë ose të veçanta që lidhen me funksionin e Njësië së Rrezikut Operacional siç kërkohet nga Mbikëqyrësi Direkt;

 

KUALIFIKIMET

 

·         Diplomë e fakultetit në fushën e Teknologjisë së Informacionit apo Biznesit;

·         Certifikim në fushat relevante të sistemeve të informacionit dhe sigurisë të informacionit;

·         Mbi 1 vit përvojë pune, preferohet përvojë bankare;

·         Njohuri të mira në prezantim dhe shkrim, sidomos njohuri mbi fjalorin teknik;

·         Preferohet njohuri apo certifikim në kornizën COBIT apo standartin ISO 27001 apo 27005;

·         Përparësi konsiderohet përvoja apo certifikim në PM;

·         Njohja e Gjuhës Angleze është e domosdoshme.

 

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

 APLIKO TANI 

Afati i aplikimit është deri më datë  16 Mars 2026 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.