Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Aksionarëve të  Bankës Ekonomike

 

 Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se Mbledhja e Përgjithshme e jashtëzakonshme e Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 34-ta me radhë) do të mbahet ditën e premte, me datë 09.10.2020, në orën 11:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike në Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë, pn, në pajtueshmëri me udhëzimet në fuqi për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e shpallur si pasojë e virusit COVID-19. Mbledhja po ashtu do të zhvillohet edhe me çasje në mënyrë elektronike me anë të komunikimit nga distanca.   

  

Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:                                           

 

  1. Hapja e mbledhjes

 Formimi i kryesisë së punës

 

  1. Zgjedhja e komisioneve:

              a) Komisioni verifikues;

              b) Caktimi i procesmbajtësit.

 

  1. Raporti i komisionit verifikues.

 

  1. Shqyrtimi dhe nënshkrimi i procesverbalit i miratuar në mënyrë elektronike të mbledhjes së kaluar. 

                                    

  1. Propozimi për shpërndarje të dividendës.  

                  

  1. Shqyrtimi dhe miratimi/verifikimi i vendimeve të Bordit të Drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Bankës Ekonomike, si dhe delegimi i autorizimeve për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Bankës Ekonomike, në mes të dy mbledhjeve.

 

  1. Të ndryshme.

Banka Ekonomike Sh.A.

_______________________

Bordi i Drejtorëve

Ftohen të gjithë aksionarët, që nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme e jashtëzakonshme të kuvendit të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë dokumentet lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës, si dhe për shkak të situatës me pandeminë e shpallur si pasojë e virusit COVID-19, mund të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, ose përmes email-t zyrtar fatos.begolli@bekonomike.com, në mënyrë që të informoheni lidhur me instruksionet e mundësisë për pjesëmarrje në mbledhje në mënyrë elektronike, si dhe dorëzimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.    

 

List of videos
Bone kerrin tond!
Bone kerrin tond!
29.07.2022 | 03:09
Hala pa kerr? Tu pritë që dikush t’merr?! Mos e prit kërkond, bone kerrin tond!•    Çmim
Banka Ekonomike, Mik i Diasporës
Banka Ekonomike, Mik i Diasporës
12.07.2022 | 04:00
Banka Ekonomike, Mik i Diasporës S'ka rëndësi nga vjen, interesin më t'volitshëm te na e gjenë!
Kampanja me Mastercard
Kampanja me Mastercard
21.06.2022 | 12:38
Për kartelat me të cilat janë bërë së paku 10 apo më shumë blerje tek tregtarët vendorë ose
KREDI INDIVIDUALE DERI NE 20,000 EURO, PA BASHKEHUAMARRES DHE PA GARANTUES
KREDI INDIVIDUALE DERI NE 20,000 EURO, PA BASHKEHUAMARRES DHE PA GARANTUES
10.06.2022 | 04:36
Për qejf ton, deri n’20,000 Eur pa kërkon. Merr kredi individuale deri në 20,000 Eur pa