Kartelat contacless
Kartelat  contacless

PAGUAJ MIK MIK 💳🏦📶

Sot jeta është bërë shumë dinamike dhe kjo e bënë kohën më të shtrenjtë se kurrë më parë - Banka Ekonomike kujdeset për kohën tuaj; përdore kartelën contactless, realizo pagesat shpejtë dhe lehtë, kurse kohën tënde...paguaj MIK MIK.

Marstercard/VISA contactless është kartelë ndërkombëtare e lidhur për llogarinë e klientit dhe e dedikuar për persona fizik ose juridik.

 

Kjo teknologji e kartelave “pa kontakt” ofron mundësinë për blerje në çdo pikë të shitjes (POS terminal) në Kosovë dhe kudo në botë ku shfaqet logo contactless.

Realizimi i pagesave përmes teknologjisë “pa kontakt”:

 

• Për realizmin e blerjeve nevojitet që kartela dhe POS terminali ku kryhet transaksioni të jenë të licencuar me teknologjinë (NFC – Near Field Communication) ku pagesat kryhen përmes valëve radio magnetike.

• Realizimi i pagesave mundësohet në distancë të afërt ku komunikimi bëhet përmes teknologjisë së antenës e cila është e vendosur në kartelë.

• Përdoruesi me rastin e pagesës e ofron kartelën në distancë të afërt (deri 4 cm) me POS terminal dhe për shuma deri në limite të caktuara transaksioni realizohet pa vendosje të PIN-it apo nënshkrimit në faturë.

 

Përfitimet e përdorimit të teknologjisë së kartelave “pa kontakt“ janë:

 

• Pagesat realizohen me lehtësi,
• Pagesat realizohen shpejt (nuk është i nevojshëm lexim i kartelës nga POS apo vendosja e PIN-it),
• Pagesat realizohen sigurt.

 

Limitet për pagesa me kartela “pa kontakt” janë të përcaktuara nga brendet MasterCard dhe VISA. Limiti për transaksion me kartelë, pa pasur nevojë të shtypet PIN-i, me kartelë Mastercard është 15€, derisa për kartelë VISA është 40€. Për të gjitha pagesat mbi këto limite kërkohet PIN-i gjatë blerjes.

Të gjitha pagesat e realizuara në POS Terminalet në Kosovë janë pa provizion.

List of videos
--Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 38-ta me radhë)---
--Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 38-ta me radhë)---
19.04.2024 | 04:04
Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme
Llogari studentore 16+
Llogari studentore 16+
19.04.2024 | 03:53
Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi lansuar një produkt të ri për studentët! Paketa studentore është e
Banesë në Bregdet
Banesë në Bregdet
29.03.2024 | 02:08
Afatizo deri në 3 vjet dhe përfito normë preferenciale të interesit, vlera minimale e afatizimit 10,
Merr një makinë me qira me lehtësi sipas preferencave tuaja
Merr një makinë me qira me lehtësi sipas preferencave tuaja
25.03.2024 | 10:41
Të dashur klientë,Lumturia është në udhëtim, prandajrehatohuni dhe kënaquni çdo momentaventure me