Banka Ekonomike Sh.A. në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-093 për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, Rregullorës për Auditimin e Jashtëm të Bankave dhe Rregullore për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullorës për Auditimin e Jashtëm të Bankave për të realizuar auditimin e pasqyrave financiare të Bankës Ekonomike dhe auditimin e pasqyrave financiare të konsoliduara me KS Siguria për vitin 2024 në pajtueshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar fton subjektet e kualifikuara të paraqesin ofertat e tyre.
Ofertuesit duhet të demonstrojnë se i plotësojnë kriteret si në vijim:
• Duhet të jetë i licencuar në pajtim me Ligjin Nr. 06/L-032 për Kontabilitetin, Raportimin Financiar dhe Auditimin dhe të jetë i autorizuar të ofrojë shërbime të auditimit të pasqyrave financiare në Kosovë;
• Duhet të ketë: (a) së paku dy (2) partnerë kyç të auditimit përgjegjës për Kosovën, auditues ligjor të certifikuar nga një shoqatë e kontabilistëve dhe auditorëve e Kosovës e anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK), ShKÇAK dhe (b) së paku një anëtar i ekipit të auditimit, të ketë kualifikim profesional ndërkombëtar të auditimit të jashtëm (ACCA);
• Duhet të ketë përvojë së paku tre (3) vjeçare në kryerjen e auditimeve të pasqyrave financiare, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF), të bankave, institucioneve mikrofinanciare dhe sigurimeve, apo stafi pjesëmarrës i të cilit kryen auditimin të ketë një eksperiencë të tillë dhe të ofrojë dëshmi të auditimeve paraprake;
• Nuk duhet të ketë ofruar shërbim auditimi në Bankën Ekonomike Sh.a në pesë (5) vite auditime të njëpasnjëshme;
• Duhet të dorëzojnë referencat dhe një vështrim të shkurtër të aktiviteteve të gjertanishme si auditor i pavarur.
Ofertuesit duhet të dorëzojnë ofertë të veçantë për:
• Auditimin e Pasqyrave Financiare për Bankën Ekonomike Sh.a për vitin 2024,
• Auditimin e Pasqyrave Financiare të Konsoliduara Banka Ekonomike Sh.A. me KS Siguria Sh.A për vitin 2024,
• Ofertë për rishikim financiar për çdo kuartal i cili do të bëhet sipas nevojës dhe vetëm pas kërkesës nga Banka.
Nga përfituesi i thirrjes kërkohet që raportet përfundimtare, letrën e menaxhmentit dhe të gjitha dokumentet tjera t’i përpilojë dhe bankës t’ia dorëzojë në gjuhën shqipe dhe angleze brenda afatit të caktuar me kontratë.
Afati i dorëzimit të ofertave është deri më 19 Mars 2024 në ora 15:00.
Subjektet konkurruese do të njoftohen me rezultatet pasi të miratohet vendimi i zgjedhjes së fituesit.
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Auditimi i Pasqyrave Financiare të Bankës Ekonomike Sh.A. dhe Auditimi i Pasqyrave Financiare të Konsoliduara me KS Siguria Sh.A. për vitin 2024” duhet të dorëzohen në recepcion në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike Sh.A. Prishtinë, Sheshi Nënë Terezë p.n.
Banka Ekonomike mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë thirrjen për ofertim në çdo kohë.