KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
Zyrtar për Menaxhimin e Riskut të IT-së dhe Vazhdimësi të Biznesit
· Departamenti i Menaxhimit të Riskut (1 vend pune)
Detyrat dhe përgjegjësitë :
- Përgjegjës për menaxhimin e kontrollës se rrezikut të IT-së në nivel banke duke siguruar se infrastruktura teknologjike dhe siguria e informacionit/kibernetike është efektive;
- Analizimi i rreziqeve si dhe identifikimi i rreziqeve të IT-së dhe sigurisë se informacionit që ndikojnë në proceset kritike brenda bankës;
- Vlerësimi i qeverisjes në aspektin e IT-së dhe sigurimit të informacionit brenda bankës;
- Vlerësimi i incidenteve të raportura në databazen e risku operacional që janë të ndërlidhur me IT-së dhe sigurinë e informacionit;
- Të sigurojë që procesi i vazhdimësisë së biznesit përmes DRC është efektiv dhe funksional gjatë testimeve;
- Zhvillon, mirëmban, udhëheq dhe dokumenton programet e vazhdimësisë së biznesit dhe ato të kthimit nga fatkeqësitë që prekin sistemet e informacionit
- Zhvillon, mirëmban, dokumenton, dhe udhëheq testimin e planit të vazhdimësisë së biznesit për sistemet e informacionit, dhe në baza të rregullta periodike apo sipas kërkesës dhe nevojës e teston të njëjtin plan për të matur objektivat e kohës për rimëkëmbje (anglisht RTO) dhe pikës se rimëkëmbjes (anglisht RPO);
- Të bëjë një menaxhim adekuat të rrezikut operacional në funksion të IT-së;
- Të jetë kontribudhenes në zhvillimin e sistemit të ri operativ të bankës;
- Të jetë kontribudhenes në proceset e testimit për zbatimin e produkteve të reja –tek miratimi i produkteve të reja në aspektin e IT-së dhe sigurisë së informacionit;
- Monitorimi i treguesve kryesorë të rrezikut (IKRO) nga aspekti i IT dhe sigurisë së informacionit;
- Pjesë e vetë-vlerësimit dhe kontrollit sidomos në pjesën e IT-së dhe sigurisë së informacionit;
- Të marrë përsipër përgjegjësitë e tjera dhe detyrat rutinë ose të veçanta që lidhen me funksionin e Njësisë së Rrezikut Operacional siç kërkohet nga Mbikqyresi Direkt.
Kualifikimet ;
- Diplomë e fakultetit në fushën e Teknologjisë të Informacionit apo Biznesit;
- Certifikim në fushat relevante të sistemeve të informacionit apo/dhe sigurisë të informacionit;
- Mbi 1 vit përvojë pune, preferohet përvojë bankare;
- Njohuri të mira në prezantim dhe shkrim, sidomos njohuri mbi fjalorin teknik;
- Preferohet njohuri apo certifikim në kornizën COBIT apo standardin ISO 27001 apo 27005;
- Përparësi konsiderohet përvoja apo certifikim në PM;
- Njohja e Gjuhës Angleze është e domosdoshme.
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
Afati i aplikimit është deri më datë 06 Qershor 2022 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.