Menaxher/e i/e Departamentit për Zhvillim të Produkteve dhe Përkrahje të Biznesit
31.10.2025 | 08:56

Përgjegjësitë:

·         Kryen hulumtime dhe analiza të tregut me qellim të identifikimit të nevojave dhe mundësive afariste, duke përfshirë edhe shërbimet/ofertat e konkurences;

·         Konceptualizon, dizajnon dhe kordinon zbatimin e produkteve dhe shërbimeve të reja duke pasur parasysh nevojat e klienteve, mundësit afariste, rreziqet e ndërlidhura dhe kontrollin e brendshëm;

·         Siguron që produktet dhe shërbimet të jenë në pajtueshmëri me kërkesat përkatëse rregullatore dhe të ligjeve të zbatueshme;

·         Koordinon projektet dhe bashkëpunon ngusht me palët tjera të interesit me qellim që të sigurojë me kohë dhe në mënyrë të kënaqshme realizimin e kërkesave, etapave dhe produkteve të projekteve;

·         Ofron propozime teknike të detajuara në formë të shkruar;

·         Bashkëpunon me departamentin e Marketingut dhe departamentet e Biznesit me qëllim që të sigurojë prezantim të duhur të produkteve dhe shërbimeve në treg;

·         Bën përcjelljen e produkteve dhe shërbimeve të sapo-zhvilluara pas zbatimit të tyre, me qellim që të sigurojë funksionimin e tyre ashtu siç është synuar;

·         Siguron që stafi është  mirë i informuar dhe i pergatitur për zbatimin e produkteve dhe shërbimeve të reja dhe ofron trajnim në bashkëpunim me palët tjera të interesit, kur është e nevojshme;

·         Analizon efikasitetin e proceseve aktuale, propozon ndryshime me qëllim të automatizimit të proceseve ekzistuese;

 

KUALIFIKIMET

 

  • Diplomë Universitare në fushën relevante;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare ;
  • Së paku 4 vite përvojë pune bankare;
  • Të jetë i gatshëm për punë në terren;
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
  • Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese;

 

 

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

 APLIKO TANI 

Afati i aplikimit është deri më datë  10 Nëntor 2025 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

 

-