Menaxher/e i/e Departamentit për Korporata
31.10.2025 | 08:55

Përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për rritjen e portfolios dhe profitabilitetin e Departamentit të Korporatave;
  • Përgjegjës për përgatitjen e buxhetit për departamentin dhe për të siguruar arritje të rezultateve;
  • Përgjegjës për arritjen e të gjitha objektivave mujore/ vjetore, përfshirë volumet e kredive, kualitetin e portfolios, kartelat, Pikat e shitjes (POS), depozitat, të ardhurat nga interesi dhe provizionet, shpenzimet;
  • Ka përgjegjësi të përgatisë dhe të implementojë strategjinë e Departamentit të Korporatave si: planifikimin, konceptimin dhe implementimin e planeve të biznesit, strategjinë e shitjes;
  • Planifikon, përcakton objektiva të shitjes, monitoron dhe njofton degët në lidhje me shitjet e Departamentit të Korporatave;
  • Identifikon produktet e reja që banka mund te ju ofroj klientëve në baza profitabile;
  • Siguron margjina profitabile në asete dhe detyrime: menaxhim të duhur të çmimeve preferenciale, aprovon kërkesat për çmime preferenciale nga degët në lidhje me huatë dhe depozitat;
  • Zgjeron bazën e klientëve dhe siguron profitabilitetin e produkteve të Departamentit për Korporata dhe të kërkojë ndryshime kur është e nevojshme;
  • Menaxhon biznesin e degëve në mënyrë që të sigurohet që stafi i shitjes kanë kualifikim të duhur, përvojë dhe aftësi të orientuara drejt shërbimit ndaj klientëve;
  • Partner në zhvillimin e politikave të kredisë, procedurat, politikat standarde, format e kredive dhe në marrjen e vendimeve për kredi;
  • Të jetë i orientuar kah vendimmarrja e drejtuar kah të dhënat, që nënkupton analizën e të dhënave të të gjithë klientëve të bankës rreth sjelljes së tyre gjatë përdorimit të shërbimeve dhe produkteve bankare.

 

KUALIFIKIMET

·         Diplomë në shkencat Ekonomike, Administrim të Biznesit ose të ngjashme – preferohet grada Master në Ekonomi ose Administrim Biznesi

·         Njohuri të detajuara në gamen e produkteve të Bankës;

·         Pesë (5) vite përvojë punë në Bankë në menaxhim të stafit të biznesit/ degës;

·         Aftësi  për të marrë iniciativë;

·         Aftësi kompjuterike;

·         Aftësi  të mira komunikuese;

·         Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe menaxhimi të kohës;

·         Aftësi lidershipi dhe mbikëqyrjeje;

·         Njohja e gjuhës angleze;

 

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

 APLIKO TANI 

Afati i aplikimit është deri më datë  10 Nëntor 2025 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.