Menaxher/e Regjional për Pejë
31.10.2025 | 08:54

Përgjegjësitë:

·         Udhëheq dhe menaxhon stafin dhe të gjitha proceset në Degë dhe Nëndegë;

·         Përgjegjës/e për rritje dhe profitabilitet të Regjionit, Degëve dhe Nëndegëve përkatëse;

·         Përgjegjës për kontrollimin dhe menaxhimin e kostove/shpenzimeve;

·         Përgjegjës/e për të siguruar që personeli në Degë dhe Nëndegë  respektojnë të gjitha  politikat dhe procedurat e Bankës;

·         Organizon dhe koordinon proceset e punëve në Degë dhe Nëndegët përkatese;

·         Përgjegjës për realizimin e planit të biznesit për Regjion dhe objetivat e përcaktuara  përmes MBO-së;

·         Përgjegjës/e për kualitet të portfolios;

·         Mbikëqyrë afarizmin bankar të Regjionit, përkatesisht pasqyrat financiare(NPL) të Regjionit;

·         Përgjegjës për përcjelljen e vazhdueshme të gjendjes së likuiditetit në Regjionin përkatës;

·         Mirëmban marrëdhënie të mira me klientët e bankës ekzistues dhe ata potencial;

·         Punon nga afër me të gjitha Departamentet në Zyrën Qendrore;

·         Përgjegjës/e për motivimin e personelit;

·         Mban komitete të kredive dhe ka të drejtën e aprovimit/refuzimit të kredive sipas limitit të përcaktuar nga Ekzekutivi dhe konform politikave dhe procedurave rregullative të Menaxhimit të Riskut dhe Rriskut Kreditor;

·         Përgjegjës për formimin dhe monitorimin e komisioneve për numërimin dhe barazimin e kesh-it;

·         Përfaqëson dhe prezanton degën në kuadër të autorizimeve të bazuara në Statutin e Bankës dhe përmbush obligimet e marra nga Menaxhmenti  Ekzekutiv;

·         Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

 

KUALIFIKIMET:

·                     Diplomë Universitare në fushën relevante;

·                     Njohuri të mira të produkteve bankare ;

·                     Së paku tri vite përvoje pune bankare;

·                     Njohje e mirë e gjuhës angleze ;

·                     Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese;

·                     Aftësi të mira menaxheriale dhe udhëheqëse;

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

 APLIKO TANI 

Afati i aplikimit është deri më datë  10 Nëntor 2025 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.