Auditor i Brendshëm
16.08.2022 | 10:54
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Auditor i Brendshëm
 
•    Departamenti i Auditimit të Brendshëm (1 vend pune)
 
Detyrat dhe përgjegjësitë :

•    Siguron që aktivitetet e Bankës të jenë në harmoni me Statutin e Bankës si dhe me të gjitha rregullativat ligjore;
•    Asiston në hartimin e strategjisë, planit dhe programit të Auditimit të Brendshëm i  cili duhet të jetë i pranueshëm nga Komiteti i Auditimit;
•    Mbikëqyrë dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të Asamblesë së Aksionarëve, Bordit Drejtues dhe Komitetit të Auditimit të Bankës;
•    Mbikëqyrë dhe kontrollon zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit;
•    Mbikëqyrë dhe kontrollon zbatimin e procedurave adekuate të kontrolleve të brendshme dhe të kontabilitetit duke i përfshirë edhe rregulloret dhe rregullat e BQK-së;
•    Kryen kontrolla të brendshme sipas planit të Auditimit të Brendshëm të aprovuar më parë;
•    Kryen kontrolla të veçanta të aktiviteteve të degëve, departamenteve dhe njësive të Bankës;
•    Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat nga fushat e ndryshme të veprimtarisë së Bankës më qëllim të arritjes së një vlerësimi objektiv;
•    Diskuton rezultatet e auditimit të kryer me personin përgjegjës të degës, departamentit apo njësisë dhe jep këshilla-udhëzime rreth veprimeve që duhet ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes;
•    Përpilon raporte të shkruara dhe ia paraqet për aprovim udhëheqësit të Departamentit të Auditimit të Brendshëm me qëllim të përcjelljes së mëtutjeshme të tyre te përgjegjësit e degëve, departamenteve apo njësive të audituara;
•    Siguron mbështetje të nevojshme kontrolleve të jashtme, si BQK-së dhe auditorëve të jashtëm;
•    Mirëmbajtjen e dokumenteve të punës konform standardeve të përcaktuara nga banka,
•    Kryen detyrat duke respektuar Standardet Ndërkombëtare për praktikat Profesionale të Auditimit të Brendshëm
•    Për punët e tij i përgjigjet Udhëheqësit të Departamentit;
•    Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi i Departamentit.
Kualifikimet ;

•    Diplome Bachelor (Master është avantazhë) në Kontabilitet, financa apo të ngjajshme;
•    Mbi 3 vite përvojë pune, preferohet përvojë në Auditim;
•    Posedimi i Certifikimit në Auditim të Brendshëm është përparësi;
•    Posedimi i Certifikimit Teknik i Kontabilitetit  (apo të jetë në proces të Certifikimit në ndonjërin nga Institucionet e licensuara është përparësi;
•    Njohuri të gjuhës angleze;
•    Njohuri të shkëlqyrea në MS Office (Word, Excel, Outlook).

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
Afati i aplikimit është deri më datë  25 Gusht  2022 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.