FTESË PËR TENDER
Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuar të paraqesin ofertat për plotësimin e nevojave vjetore për:
EKZEKUTIM TË PUNËVE NDËRTIMORE
Për tu kualifikuar kompanitë duhet të dorëzojnë :
- ofertën financiare.
- dokumentacionin e nevojshëm mbi regjistrimin e biznesit dhe TVSH-në.
- referencat – kontratat mbi punë të ngjashme.
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku një muaj nga dita e dorëzimit.
Palët e interesuara duhet ta kërkojnë dokumentin e tenderit në Zyrën Qendrore të Bankës Ekonomike në Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë p.n. ose përmes kërkesës me shkrim në e-mail adresën:
[email protected].
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është deri më 26 korrik 2016 në ora 15:00.
Ofertat e pranuara pas këtij afati nuk do të hyjnë në procesin e selektimit.
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Ofertë për ekzekutimin e punëve ndërtimore" duhet të dorëzohen në lokalet e Bankës Ekonomike, Sh.A. Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë p.n. dhe t’i drejtohen Shërbimit të Prokurimit.
Banka mbanë të drejtën e kontraktimit të pozicioneve punuese veç e veç nga kompani të ndryshme.
Banka Ekonomike mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në cdo kohë.