Shpend Luzha
Shpend Luzha Kryesues Z. Luzha është emëruar në Bord të drejtorëve të Bankës Ekonomike në Maj 2015. Më parë ishte i angazhuar  afro shtatë vite në  Raiffeisen Kosovë, ku pozitën e fundit aty e kishte si Drejtor Ekzekutiv dhe Kryesuses i bordit menaxhues të dy kompanive të Raiffaisen Lizing Kosova dhe Raiffeisen Insurance Broker Kosova ku udhëhoqi procesin e themelimit të të dy kompanive.  Më herët gjatë karierës së tij, Z. Luzha kaloi afro katër vite nëpër funksione të niveleve të mesme në biznese të derivateve financiare në kompanitë e njohura si Merill Lynch (tani pjesë e Bank of America) në Nju Jork dhe Deutsche Bank Nju Jork. Z. Luzha ka diplomë të Universitetit Brauch College CUNY në Financa dhe Investime.
Lirim Shulina
Lirim Shulina Anëtar Z. Shulina është Drejtor Financiar në EXCLUSIVE GROUP ( MAXI HIPERMARKET, NEXT, EXCLUSIVE Pharma, EXCLUSIVE, MCCROFT TOBACCO)  ku është përgjegjës për Organizimin dhe mbikëqyrjen në të gjitha funksionet e menaxhimit financiar dhe kontabilitetit brenda Korporatës; Raportimi ndaj bordit dhe aksionarëve të Korporatës; Organizimi dhe përpilimi i politikave të Kontabilitetit. Përgatitjen e planeve strategjike, buxheteve dhe parashikimeve financiare të korporatës Përgaditjen e Pasqyrave Financiare, Pasqyra e të ardhurave, Bilanci i gjendjës, Raportet për aksionarët e korporatës, Raportet e Taksave.  Zt Shulina ka përvojë të lakmueshme në sektorin financiar që e përfitoi nga përvojat si: HOTEL ILIRIA Drejtor Financiar , PHOENIX Pharma L.L.C si Konsulent Financiar ku bëri bashkimin e kompanive EVROPA LEK PHARMA dhe PHOENIX Pharma “L.L.C., Përgaditja e planit të bashkimit dhe marrëveshjes së bashkimit . Përgaditja e Pasqyrave Finciare dhe bashkimi në një kompani të mbijetuar në PHOENIX Pharma “L.L.C. pastaj Mccroft Tobacco Kosovo L.L.C Përgatitjen e planeve investive në procesin e prodhimit. Menaxhimi i Investimeve sipas Kontratës së Privatizimit me AKP-në. Raportimi zyrës për Monitorim në Agjensionin e Privatizimit. 
Marenglen Berisha
Marenglen Berisha Anëtar Z. Marenglen Berisha është profesor i Kontabilitetit dhe Financave në Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) dhe drejtues i Departementit të Biznesit në kuadër të këtij universiteti. Angazhimin si profesor në AUBG e filloi në vitin 2013. Përgatitjet akademike të nivelit Bachelor i mbaroi pikërisht në Universitetin Amerikan në Bullgari në vitin 2006, për të vijuar më pas studimet e nivelit Master në “Keller Graduate School of Management” në New York, drejtimi Administrim Biznesi. Aktualisht është duke punuar në tezën e Doktoratës në Universitetin “Swiss Management Center”.Përvojën e tij profesionale në sektorin financiar dhe bankar të Kosovës e ndërtoi për katër vjet në Bankën ProCredit të Kosovës. Fillimisht punoi si koordinator në njësinë për Raportim Financiar të bankës, e më pas për dy vjet të tjera drejtoi Departamentin për Menaxhimin e Riskut. Detyrat dhe përgjegjësitë si udhëheqës i Departamentit të Riskut përfshijnë menaxhimin e riskut të tregut, atë operativ, riskun e pajtueshmërisë dhe parandalimin e pastrimit të parave. Për më tepër, duke qenë pjesë e kësaj banke ndoqi shumë trajnime të oganizuara nga Shoqata e Bankave të Kosovës dhe në Akademitë trajnuese të Procredit Group në Gjermani dhe Maqedoni. Përvoja akademike, ndërkaq, përfshinë edhe periudhën 2010- 2013, si ligjërues i Kontabilitetit në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK) si dhe në programin e Universitetit – britanik - Staffordshire në bashkëpunim me Kolegjin Riinvest të Kosovës.
Njomza Hoxha
Njomza Hoxha Anëtare Znj. Hoxha është emëruar në Bord të Drejtorëve të Bankës Ekonomike në maj të vitit 2018. Karrierën e filloi në departamentin e auditmit pranë Deloitte në Prishtinë ku dhe arriti pozitën Senior. Në kuadër të këtij angazhimi ajo ka audituar institucionet financiare duke përfshirë bankat, institucionet financiare jobankare dhe mikrofinanciare,  kompani të sigurimit, institucione qeveritare të nivelit qendror dhe lokal, organizata joqeveritare, biznese të mëdha private, etj. Më pas karrierën e vazhdoj në fushën e konsulencës si Projekt Menaxhere dhe Analiste e lartë duke implementuar projekte me ndikim në zhvillim ekonomik në vend.  Që nga viti 2015 është e angazhuar si specialiste dhe konsulente financiare në projekte të financuara përmes donatorëve të ndryshëm si Banka Botërore dhe USAID të implementuara nga institucioneve publike të nivelit qendror. Për më shumë, znj. Njomza është dhe vlerësuese e pronave të paluajtshme me licencë të shkallës 1A ku ishte e angazhuar dhe në “ProCredit Bank” Sh.a. Tani këtë profesion e ushtron duke bashkëpunuar me Gjykata, persona fizik dhe juridik. Znj. Hoxha posedon titullin Master për Banka, Financa dhe Kontabilitet pranë Universitetit të Prishtinës, Fakulteti Ekonomik. 
Fisnik Salihu
Fisnik Salihu Anëtar Zt. Salihu është avokat i specializuar në të drejtën komerciale dhe të korporatave, tregtinë ndërkombëtare, të drejtën bankare dhe financiare dhe të drejtën mbi investimet. Zt. Salihu është arbitër pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë si dhe arbitër pranë Gjykatës Evropiane në kuadër të Federatës Evropiane të Hendbollit në Vjenë, Austri. Zt. Salihu ka përvojë të gjatë si jurist, veçanërisht në sektorin bankar dhe në çështje komplekse të transaksioneve të biznesit. Zt. Salihu ka punuar si Këshilltar Ligjor në disa nga bankat më të më dha në vend duke ofruar këshilla ligjore në çështjet që kanë të bëjnë në kuadër të fushës ligjore, transaksione komerciale, përfshirë edhe çështje të rregullatorit dhe pajtueshmërisë. Zt. Salihu ka përfunduar studimet e tij themelore në Drejtësi dhe Master (LL.M) në të Drejtën Ekonomike dhe Biznesore Ndërkombëtare në Univerzitetin e Groningenit në Holandë. 
Fatos Krasniqi
Fatos Krasniqi Kryeshef Ekzekutiv Zt. Krasniqi është emëruar Kryeshef Ekzekutiv i Bankës Ekonomike në Maj 2018. Zt. Krasniqi vjen nga industria bankare me përvojë mbi 14 vjeçare, ku kultivoi një karrierë të bujshme në fusha të ndryshme të menaxhimit dhe udhëheqjes me theks të veçantë në zhvillim biznesi, menaxhim projektesh, menaxhim i degëve dhe menaxhim i resurseve humane. Paraprakisht ai udhëhoqi biznes privat për 9 vite dhe pastaj punoi si shef logjistike për IOM (International Organization for Migration), gjë që i’a pasuroi tutje diversitetin e përvojës.  Gjatë karrierës në Bankën Raiffeisen, ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse si në degë (Menaxher Rajonal i Prishtinës dhe Prizrenit) ashtu edhe në zyrën qendrore (Kryesues i Departmentit të NVM-ve dhe Departamentit për Mikro Biznese) me ç’rast fitoi përvojë të konsiderueshme në të dy anët e bankës duke përvetësuar hartimin e politikave dhe strategjive nga njëra anë dhe ekzekutimin efikas të të njëjtave nga ana tjetër. Zt. Krasniqi ka studiuar për Inxhinieri Elektronike dhe për Ekonomi, ndërsa poashtu mban edhe gradën  Master në Menaxhment dhe Financa. Zt. Krasniqi ka ndjekur mbi 80 trajnime si në vend ashtu edhe në Evropë: Zhvillimi dhe implementimi i strategjisë, AFAS, trajnimi i menaxhimit, aftësitë e shitjes së NVM-ve, shitja dhe marketingu intelegjent në epokën e mediave sociale, Menaxhimi i konfliktit dhe negociatat për programin e udhëheqësisë, Akademia e udhëheqësisë. Gjate punës 28 vjeçare në biznes privat, organizatë qeveritare ndërkombëtare dhe ne institucion bankar, Zt. Krasniqi ka ndjekur trajnime dhe ka bërë vizita e shkëmbime përvojash në bankat dhe institucionet eminente bankare në Evropë ku edhe ka marrë përvojën e duhur në menaxhim bankar.