Çka është Phishing
Një organizatë apo individ përdor "Phishing" ('peshkimin') nëse është duke u përpjekur në mënyrë të paligjshme të marrë informacione të ndjeshme personale nga ju si: ID tuaj të përdoruesit, fjalëkalimin, numrat e llogarisë bankare, numrat e kartës së kreditit etj.
 
Ata pastaj do të përdorin informacionin që ju keni dhënë për të hyrë në llogarinë tuaj për qëllime të paligjshme p.sh. kryejnë mashtrime, me karta krediti me numrat e kartës së kreditit që ju keni dhënë gabimisht për individin apo organizatën 'phishing'.
Si është Phishing i zakonshëm Teknikat e zakonshme që janë përdorur nga mashtruesit phishing përfshijnë, por nuk kufizohen, në: Duke dërguar e-mail përdorin adresa të rreme të e-mail, llogot grafikat dhe tekstet të ngjashme si web sajti i bankës ose e-maili jonë me qëllim që të ju mashtrojnë dhe të mbledhin informata të ndjeshme.Ndryshojnë emrat e domainit në mënyrë që të duken si ajo që ne përfaqësojmë: @bekonomike.comTentojnë të ju qasen informacioneve private përmes një ose më shumë metodave, të tilla si hyperlinks në faqet e internetit të rreme ose forma të drejtëpërdrejta në email.  Për shembull, ju mund të merrni një email që pretendon të jetë nga Banka Ekonomike që ju pyet për të klikuar mbi një lidhje (link) të një faqeje interneti brenda emailit për qëllim të ndryshimit apo përditësimit të informacioneve dhe kredencialeve tuaja të ndjeshme për ndonjë arsye të caktuar. Kur ju klikoni në linkun, ju do të drejtoheni në një web faqe të rremë që mund të duket mjaft e ngjashme me atë të Bankës dhe ku do të kërkohet nga ju dhënia e informatave tuaja të ndjeshme. E-mailat si këto mund të duken mjaft të sofistikuara dhe të përmbajnë madje edhe dizajnin e logot tona. Asnjëherë, mos u besoni atyre.  Për çështje të sigurisë Banka Ekonomike kurrë nuk do të ju dërgoj një email duke kërkuar që ju të shënoni të dhënat e juaja personale.  Si mundet që këto emaila mashtrues të duken të ngjashme si faqja e e-bankingut të faqes tonë?  Ajo është relativisht e thjeshtë për ta bërë një faqe interneti të duket ngjashëm si një faqe legjitime e ndonjë organizate duke e kopjuar pamjen e faqës nga interneti .
Si mund ta parandalojme dukurinë phishing? Mos klikoni ndonjë lidhje (link) brenda një e-mail të dyshimtë për faqen e-Bankingut të Bankës tonë. Politika e bankës tonë është që mos të dërgoj asnjëherë e-mail për të kërkuar informacione personale të klientëve apo për të sugjeruar klientët të lidhen në e-banking nga email adresa. Çdo herë vizitoni e-bankingun tonë direkt nga URL shiriti për adresa në shfletuesin tuaj të internetit.  https://ebanking.bekonomike.com/    Më poshtë janë disa hapa të tjera të rëndësishëm që ju mund të lexoni për të parandaluar veten nga të qenit viktimë e 'phishing':Asnjëherë mos e zbuloni fjalëkalimin tuaj, ai është privat. Mos i jepni detajet tuaja ndonjë personi ose mos i shkëmbeni ato me E-mail apo përmes telefonit. Nuk ka personel të Bankës Ekonomike që do tua kërkojë fjalëkalimin tuaj apo detajet personale me anë të këtyre formave.Nëse ju merrni një email që ju paralajmëron se llogaria juaj në Bankën Ekonomike do të mbyllet nëse ju nuk rikonfirmoni informacionet tuaj personale, mos u përgjigjni, ose mos klikoni në linkun në email.Shmangni informacionet personale dhe financiare nga e-maili. Para se të fusni informacionin financiar përmes internetit, shiqoni a paraqitet HTTPS në shiritin për adresë të internetit, prapashtesa S (secure).Ajo sinjalizon se informacioni juaj është i sigurtë gjatë transmetimit. Banka Ekonomike kurrë nuk do të kërkoj informacione personale dhe financiare nga ju me anë të një formë ose formave në një email.Mashtruesit shpeshherë ju sugjerojnë të bëni një pagesë si provë apo test por keni kujdes sepse ju mund ta bëni një pagesë të vërtet.Rishikoni gjendjen e juaj të llogarisë përmes e-banking sa më shpesh të jetë e mundur për të monitoruar sa më mirë llogarinë tuaj në mënyrë që të largoni dyshimin për transaksione të dyshimta. Nëse vëreni diçka të dyshimt ju lutem mos ngurroni dhe menjëherë kontaktoni qendrën tonë të thirrjeve 038 500 500 Raportimi juaj do të na ndihmoj që ti parandalojmë këto dukuri negative.