Llogari kursimi për fëmijë
Llogaria e Kursimit për Fëmijë ju ofron mundësinë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tuaj nëpërmjet llogarisë së kursimit për fëmijë “FATOSAT“.
 
Ju si prind mund të hapni llogarinë e (veçantë) të kursimeve FATOSAT për fëmijën tuaj për sa kohë që fëmiu është nën moshën 18 vjeçare, dhe mund të përfitoni:
 
  • Deponim në çdo kohë dhe çfarëdo shume në llogarinë e fëmijës tuaj falas
  • Mundësi kursimi në llogarinë e fëmijës tuaj në çdo muaj përmes urdhëresës automatike falas
  • Mundësi tërheqjeje të mjeteve tuaja falas
  • Përfitime shtesë çdo muaj nga interesi shumë i favorshëm
  • Siguri të mjeteve tuaja
  • Dhurata atraktive për fëmijë
 
Kushtet për hapjen e llogarisë:
  • Çertifikata e lindjes së fëmijës
  • Letërnjoftimi i prindit
  • Hapja e llogarisë falas
 
Mendoni për të ardhmen e fëmijës suaj, filloni të kurseni qysh tani, që nesër të keni një bazë të mjeteve për të drejtuar fëmijën tuaj drejt shkollimit dhe synimeve për të ardhmen.