Rreth Nesh

Banka Ekonomike është licencuar më 28.05.2001, ndërsa punën e ka filluar në fillim të qershorit të po këtij viti. Nga momenti i licencimit, Banka Ekonomike, ka pësuar ndryshime të rëndësishme, në të gjitha aspektet e zhvillimit dhe është banka e vetme me 100% kapital vendor. Banka Ekonomike ka një rrjetë të zhvilluar në mënyrë graduale dhe të  shpërndarë në gjithë territorin e Kosovës. Banka Ekonomike aktualisht ka 31 njësi bankare, nga të cilat, 7 degë janë në qendrat kryesore të Kosovës dhe 24 nëndegë  gravitojnë nëpër njësitë më të vogla regjionale.