Fatos Krasniqi
Fatos Krasniqi Kryeshef Ekzekutiv Zt. Krasniqi është emëruar Kryeshef Ekzekutiv i Bankës Ekonomike në Maj 2018. Zt. Krasniqi vjen nga industria bankare me përvojë mbi 14 vjeçare, ku kultivoi një karrierë të bujshme në fusha të ndryshme të menaxhimit dhe udhëheqjes me theks të veçantë në zhvillim biznesi, menaxhim projektesh, menaxhim i degëve dhe menaxhim i resurseve humane. Paraprakisht ai udhëhoqi biznes privat për 9 vite dhe pastaj punoi si shef logjistike për IOM (International Organization for Migration), gjë që i’a pasuroi tutje diversitetin e përvojës.  Gjatë karrierës në Bankën Raiffeisen, ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse si në degë (Menaxher Rajonal i Prishtinës dhe Prizrenit) ashtu edhe në zyrën qendrore (Kryesues i Departmentit të NVM-ve dhe Departamentit për Mikro Biznese) me ç’rast fitoi përvojë të konsiderueshme në të dy anët e bankës duke përvetësuar hartimin e politikave dhe strategjive nga njëra anë dhe ekzekutimin efikas të të njëjtave nga ana tjetër.  Zt. Krasniqi ka studiuar për Inxhinieri Elektronike dhe për Ekonomi, ndërsa poashtu mban edhe gradën  Master në Menaxhment dhe Financa. Zt. Krasniqi ka ndjekur mbi 80 trajnime si në vend ashtu edhe në Evropë: Zhvillimi dhe implementimi i strategjisë, AFAS, trajnimi i menaxhimit, aftësitë e shitjes së NVM-ve, shitja dhe marketingu intelegjent në epokën e mediave sociale, Menaxhimi i konfliktit dhe negociatat për programin e udhëheqësisë, Akademia e udhëheqësisë. Gjate punës 28 vjeçare në biznes privat, organizatë qeveritare ndërkombëtare dhe ne institucion bankar, Zt. Krasniqi ka ndjekur trajnime dhe ka bërë vizita e shkëmbime përvojash në bankat dhe institucionet eminente bankare në Evropë ku edhe ka marrë përvojën e duhur në menaxhim bankar.
Hamide Pacolli Gashi
Hamide Pacolli Gashi Zv. Kryeshefe Ekzekutive Znj. Pacolli Gashi u emërua Zëvendës Kryeshefe Ekzekutive e Bankës Ekonomike në Prill 2012. Znj. Pacolli Gashi ka një karierë të pasur mbi 12 vjeçare në industrinë financiare. Ajo punoi në kompaninë e sigurimeve “SIGURIA” që nga viti 2003 deri në 2007 nëpër pozita të ndryshme duke filluar nga Asistente e Udhëheqësit të Financave e deri në Kryesuese e Departmentit të Kontabilitetit. Për 5 vite ishte anëtare e komitetetit të pagesave në shoqatën e bankave të Kosovës, gjithashtu vazhdon të jetë  anëtare e Grupit SWIFT të Kosovës. Aftësitë e veta akademike e profesionale i pasuroi me shkollimin e saj në CIA-Instituto Interlingue e di Commercio në Zvicër si dhe mori diplomën në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik Banka dhe Financa. Poashtu vijoi trajnime në fushën e kontabilitetit në shoqëritë e sigurimeve në Malta Training Center, poashtu vijoi kurse në fushën e menaxhimit të keshit në RZB Vienna.  U çertifikua nga MasterCard Europe, Waterloo, Belgium – Maj 2010 dhe pastaj Visa First, London, UK – Qershor 2010 për çështjet operacionale dhe karakteristikat e kartelave ndërkombëtare MasterCard dhe Visa. Si dhe vijoi trajnime të shumta në Asociacionin e Bankave të Kosovës. Znj. Pacolli Gashi iu bashkua Bankës Ekonomike në Mars 2007 fillimisht si Kryesuese e Departmentit të Auditimit të Brendshëm, për të kaluar pastaj në pozitën Drejtoreshë e Operacioneve. 
Arben Ferri
Arben Ferri Zv. Kryeshef Ekzekutiv Z. Ferri u emërua Zëvendës Kryeshef  Ekzekutiv i Bankës Ekonomike në Mars 2017. Z. Ferri ka karierë të bujshme mbi 16 vjeçare në industrinë bankare në Kosovë, e cila i ka mundësuar të zhvilloj aftësitë e udhëheqjes duke qenë përgjegjës për pozita të larta menaxhuese. Duke qenë pjesë e menaxhmentit të lartë që nga fillimi i hershëm në TEB ka kontribuar në përcaktimin e drejtimit strategjik të bankës, në krijimin e strukturës organizative të bankës dhe zhvillimin e departamentit për korporata dhe Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ka ndihmuar në përgaditjen dhe zbatimin e politikave, përgjegjës për përcaktimin dhe arritjen e objektivave bankare. Duke qenë në pozitën e menaxherit rajonal të Prishtinës ka arritur rezultate të mira të cilat kanë reflektuar edhe me zhvillimin e karrierës. Z. Ferri ka diplomuar në Ekonomi – Universiteti i Prishtinës dhe aktualisht është duke ndjekur studimet e Doktoratës në Menaxhment në Universitetin Evropian të Tiranës.