SMS Banking
Ju mundëson të keni qasje në bilancin e llogarisë suaj përmes telefonit mobil, në çdo kohë dhe sa herë që dëshironi.
 
Mjafton të thirrni në numrin e Bankës Ekonomike dhe për disa sekonda, në telefonin tuaj mobil, do të pranoni SMS-in për gjendjen e llogarisë suaj! Ky produkt ju ofrohet të gjithë klientëve që kanë të hapur llogarinë në Bankën Ekonomike.
 
 
Si funksionon SMS INFO?
 
  • Thirrni në numrin e dedikuar 044 507 901
  • Pas ziles së parë lidhja automatikisht ndërpritet, ndërsa numri i telefonit mobil që keni thirrur regjistrohet në bazën e shënimeve të bankës.
  • Pas pak sekondave, ju do të pranoni SMS-in në telefonin tuaj mobil
  • Varësisht se në cilën valutë keni para, në llogarinë rrjedhëse, të kursimit apo shfrytëzoni produktin mbitërheqje, mesazhi juaj do të ketë këtë përmbajtje:
    Banka Ekonomike SH.A
    Gjendja në llogarinë tuaj ”1401*******”është: 500.00 EUR
    Kursimet: 200.00 EUR
    Mbitërheqje: 500.00 EUR
  
SMS Njoftimi
 
Ju mundëson informimin mbi ndryshimet e bilancit të llogarisë suaj, përmes SMS-it në telefonin tuaj mobil pas çdo transaksioni (ndryshimi në llogari).
 
 
Si funksionon SMS NJOFTIMI?
 
Nëse dëshironi që për shuma të vogla të transaksioneve të kryera në llogarinë tuaj të mos pranoni SMS, atëherë ju mund të caktoni shumën mbi të cilën dëshironi të informoheni.
Shembull: Nëse caktoni limitin për lajmërim 50.00 Eur, atëherë ju do të pranoni SMS-in pas çdo transaksioni mbi vlerën e lartpërmendur.
 
Në rast të humbjes së telefonit tuaj mobil, ju lutemi kontaktoni degën më të afërt të Bankës Ekonomike.