Individët - Kartela  MasterCard Debit


MasterCard Debit është debit kartelë që lidhet direkt me llogarinë tuaj rrjedhëse, duke ju ofruar një mënyrë të lehtë për qasje në llogarinë tuaj, në çdo kohë dhe sa herë që ju keni nevojë.  

Nëse keni nevojë për para të gatshme, ju mund të tërhiqni në çdo bankomat (ATM) të Bankës Ekonomike, ose në çdo bankomat (ATM) tjetër ku shfaqet logo Mastercard, në Kosovë dhe në mbarë botën.   

Kartela MasterCard Debit gjithashtu është e përshtatshme për blerje në çdo pikëshitje (POS terminal) në Kosovë dhe në miliona pika shitjeje kudo në botë, në dyqane, supermarkete, restorante, agjensione udhëtimi, pika karburanti dhe kudo tjetër ku shfaqet logo MasterCard. Gjithashtu, Kartela MasterCard Debit mund të përdoret për blerje në internet.
 

MasterCard Debit ju ofron, juve si mbajtës të kartelës, kontroll të plotë të shpenzimeve. Çdo veprim që bëni me kartelë pasqyrohet në gjendjen e llogarisë tuaj, duke ju mundësuar kështu verifikimin e çdo transaksioni. 


 

Instruksionet për përdorimin e kartelave
•    Vendoseni kartelën brenda  bankomatit (ATM-it) dhe mëpas zgjedhni gjuhën që preferoni (shqip ose anglisht)  
•    Pasi keni zgjedhur gjuhën e preferuar, shtypni kodin e kartelës (PIN-in).  
•    Pasi keni shtypur kodin e kartelës (PIN-in), zgjidhni opsionin për veprimin që ju dëshironi  të kryeni (tërheqje parash, bilanci i gjendjes së llogarisë, etj). 
•    Bankomati (ATM-i) gjithmonë shfaq zgjedhjen e dëshiruar, prandaj thjeshtë ndiqni udhëzimet në ekran.     
Instruksionet për përdorimin e kartelave në pika të shitjes (POS terminale) •    Për të kryer një blerje në një pikë të shitjes (POS terminal) duhet thjeshtë të kalohet kartela në terminal (nga ju ose shitësi). 
•    Pastaj, duhet të shtypet kodi i kartelës (PIN-i )nga ana juaj.  
•    Pasi keni kaluar kartelën në pikëshitje (POS terminal), transaksioni kryhet me sukses, atëherë shitësi duhet  t’ju jap një faturë për të firmosur e cila i mbetet tregtarit dhe një faturë të dytë të cilën duhet ta mbani ju.    
Instruksionet për përdorimin e kartelave në internet •    Për të kryer një blerje në internet ju fillimisht duhet ta zgjedhni llojin e kartelës  
•    Më pas duhet të shënohet  numri i kartelës, emri i kartëmbajtësit  si dhe data e skadimit të kartelës
•    Dhe në fund shënohet kodi treshifror CVC (për kartelat MasterCard) ose CVV2 (për kartelat Visa), i cili gjendet në pjesën e prapme të kartelës        

(Për blerje në internet PIN kodi nuk shënohet asnjëherë. PIN kodi përdoret vetëm për blerje në pika të shitjes (POS terminale) dhe për tërheqje në bankomat)   
Që të pajiseni me këto kartela ju duhet të keni llogari të hapur në Bankën Ekonomike.