KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE-Koordinator për Kredi Problematike-Departamenti i Riskut Kreditor (1 vend pune)
13.02.2019 | 11:24

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

 

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

 

Koordinator për Kredi Problematike

Departamenti i Riskut Kreditor  (1 vend pune)

Detyrat dhe përgjegjësitë :

 

·         Menaxhon klientët në 90+ ditë vonesë në terren ku është caktuar të punoj;

·         Menaxhon të gjitha aktivitetet e zyrtareve për kredi problematike;

·         Është përgjegjës për rezultatet e të gjitha ekspozimeve kreditore 90+ ditë në vonesa;

·        Është përgjegjës për monitorimin dhe vizitën e të gjitha ekspozimeve kreditore 180+ ditë në vonesa (ekspozimeve të shlyera);

·         Është përgjegjës për inicimin e procedurave gjyqësorë;

·         Është përgjegjës për vendosjen e targetave mujor dhe skemave të bonuseve;

·         Përgjegjës për objektivat mujore të caktuara në bazë të buxhetit të aprovuar vjetor;

·         Është përgjegjës për mirëmbajtjen e pengut të konfiskuar (mjeteve të luajtshme);

·         Këshillon dhe përkrahë Degët në lidhje me rastet problematike;

·         Implementon strategjinë e inkasimeve të borxheve të këqija (180+);

·         Raporton në baza të rregullta ditore dhe javore;

·         Implementimin e politikave dhe procedurave të bankës për kredi në vonesa;

·         Përgjegjës për procesin e kredive të paditura për të gjitha ekspozimet mbi 180+ ditë;

·         Kontrollon zhvillimin e raporteve të brendshme – kreditë e shlyera dhe rikthimet;

·    Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet ;

 

·         Fakulteti Ekonomik ose Juridik;

·         Mbi 2 vit përvojë pune, preferohet përvojë në njësinë e kreditimit;

·         Njohja e Gjuhës Angleze;

·         Njohja e punës me kompjuterë;

·         Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.

 

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

 

Afati i aplikimit është deri më datë 19 Shkurt 2019 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.