KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE- ZYRTAR PËR KONTROLLË TË BRENDSHME
25.03.2019 | 06:21
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
 
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
 
Zyrtar për Kontrollë të Brendshme  (1 vend pune)
 
Departamenti për Kontrollë të Brendshme 
 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Asiston në hartimin e planit vjetor të punës të Departamentit për Kontrollë të Brendshëm; 
Bën përshkrimin dhe dokumentimin e proceseve të Bankës;
Bën identifikimin e rreziqeve në proceset e Bankës;
Jep opinionin lidhur me ekzistimin ose mungesën e kontrolleve të brendshme në proceset e Bankës;
Jep opinionin lidhur me ndryshimin e praktikave të punës (proceseve) në rastet kur ato janë të pa zbatueshme, apo në rastet kur ka ndryshime;
Në baza gjysmë vjetore rishikon proceset e Bankës, në mënyrë që të konstatohet se ato janë duke funksionuar konform Politikave dhe Procedurave të Bankës; 
Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
 
Kualifikimet ;
Fakulteti Ekonomik ose të ngjashme;
Mbi 5 vite përvojë pune në sektorin Bankar; 
Njohja e Gjuhës Angleze; 
Njohja e punës me kompjuter;
Aftësi organizative dhe menaxhuese;
Aftësi analitike dhe të komunikimit.
 
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
Afati i aplikimit është deri më datë  01 Prill  2019 ora 16:00.
 
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.