KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE - Analist Kredie për SME dhe Korporata
23.06.2017 | 03:01
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE 
 
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendeve të punës:
 
Analist Kredie për  SME dhe Korporata 
 
Dega Prishtinë  (1 vend pune)
 
Detyrat dhe përgjegjësitë :
Kontakton klientët ekzistues të bizneseve, kompleton aplikacionin për kredi, analizon/verifikon informacionin e kredisë dhe përgatit rrjedhën e parasë, pasqyrat financiare dhe bilancin e gjendjes për klientët përkatës të bizneseve dhe këto i prezanton para Koordinatorit të Kredive për Biznese dhe Menaxherit të Degës; 
Krijon kontakte afariste me klientë të ri të bizneseve duke marrë pjesë në aktivitete lokale dhe regjionale promovuese dhe përgatit propozimin kreditor, kompleton dokumentacionin e nevojshëm; 
Analisti për Kredi SME dhe Korporata është përgjegjës për intervistat me klientët e bizneseve, marrjen e informatave të nevojshme, analizimi dhe verifikimi i informatave, kompletimi i propozimit kreditor dhe monitorimi i vlefshmërisë kredituese të këtyre klientëve;
Siguron që informacionet dhe dokumentacioni për huamarrësin janë ruajtur në çdo kohë konform politikes për sigurinë e informacionit;
Monitoron klientët ekzistues përmes raporteve të analizave dhe vizitave mujore në teren për të siguruar pajtueshmëri me termat dhe kushtet e kreditimit, monitoron qëndrueshmërinë e vazhdueshme të kredisë, mban raporte të mira me klientët;
Siguron që pagesat e kredive të kthehen me kohë. Në të kundërtën, bazuar në politikat në fuqi inicion hapa të menjëhershëm për të gjetur arsyen e mos pagesës dhe përkushtohet që pagesa të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur;  
Participon në trajnimet e organizuara nga banka të dizajnuara për të zhvilluar dhe avancuar aftësitë profesionale të kreditimit dhe sistemit bankar në përgjithësi;
Përgatit raportet e menaxhimit dhe kryen detyra të tjera të caktuara nga Menaxheri i Degës dhe Koordinatori i kredive për biznese;
Arrin objektivat e caktuara, menaxhon vonesat, provizionet dhe shërbimet e ofruara përmes Cross Selling (p.sh. Pagat, eBanking, POS, Kartelat etj) ; 
Është plotësisht i njohur me Politikat dhe procedurat kreditore, kompjuterike të cilat kanë të bëjnë me punën e tij;
 
Kualifikimet ;
Fakultetin Ekonomike ose Administrim të Biznesit; 
Njohuri të mira të produkteve bankare ;
Së paku dy vite përvojë pune bankare;
Të jetë i gatshëm për punë në teren;
Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese;
 
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes emailit; [email protected]
 
Afati i aplikimit është deri më datë 30 Qershor 2017 ora 16:00.
 
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.