KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE - Administrator i rrjetit dhe sistemeve
12.10.2017 | 08:40
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE 
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
                                                                                          
Administrator i rrjetit dhe sistemeve  (1 vend pune)
Departamenti i Teknologjisë Informative
Detyrat dhe përgjegjësitë :
Kujdeset për monitorimin e sistemit dhe informon për mosfunksionimin ose keqpërdorimin e serverëve, e-mailave, fjalëkalimeve;
Azhurnon sistemet operative dhe ndryshimet në konfigurim;
Instalon dhe konfiguron hardware-in dhe software-in e ri;
Rregullon dhe aktivizon pajisjet të cilat nuk funksionojnë;
Ndihmon në zgjidhjen e problemeve lidhur me serverë si dhe me çështje teknik;
Kujdeset për ruajtjen e konfigurimeve dhe log-ave;
Asiston në çdo problem që paraqitet në njësinë e rrjetit dhe vepron sipas udhëzimeve nga udhëheqësi i njësisë;
Monitoron rrjetin dhe linqet;
Kujdeset për punën e rregullt të rrjetës së Bankës dhe informon për mosfunksionimin ose keqpërdorimin e rrjetës, modemeve dhe VOIP;
Përditëson dhe zbaton politikat dhe procedurat e Ti-së;
Përgatit dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rrjetin;
Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
 
Kualifikimet :
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ose të ngjashme; 
Mbi 2 vit përvojë pune në Teknologji Informative;
Certifikimi në CCNA (1-4), preferohet CCNP;
Certifikimi në MCSA i preferuar;
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes emailit; [email protected]
Afati i aplikimit është deri më datë 18 Tetor 2017 ora 16:00.
 
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.