Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 40-ta me radhë)
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 40-ta me radhë)
Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme vjetore e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 40-ta me radhë) do të mbahet ditën e premte, me datë 25.04.2025, në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë,  sheshi “Nënë Tereza”, pn. 
 
Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:         
 
1. Hapja e mbledhjes
        Formimi i kryesisë së punës
 
2. Zgjedhja e komisioneve:
    
        a) Komisioni verifikues
    b) Caktimi i procesmbajtësit
 
3. Raporti i komisionit verifikues
 
4. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar  
                                    
5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së bordit të drejtorëve për vitin 2024   
                   
6. Shqyrtimi dhe miratimi:
 
        Raporti vjetor i bankës për vitin 2024 
 
   
         Raporti i auditorit të pavarur për vitin 2024
         Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2024
         Plani strategjik 2025-2027  
 
7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e statutit të bankës ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të kuvendit të aksionarëve 
 
8. Përditësimi dhe raportimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ks siguria 
 
9. Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të kuvendit të aksionarëve për vendimmarrje nga bordi i drejtorëve në mes të dy mbledhjeve për bankën ekonomike dhe ks siguria
 
10. Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të bankës për vitin 2025
 
11. Të ndryshme
 
Banka Ekonomike Sh.A.
Bordi i Drejtorëve
 
Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të jashtëm, si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar [email protected], në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.     
List of videos
Kredit Kartela që të jep më shumë, përfitimet janë vetëm për ty!
Kredit Kartela që të jep më shumë, përfitimet janë vetëm për ty!
02.06.2025 | 03:53
Nuk ka rëndësi ku e merr pagën... Ka rëndësi çka përfiton! Dhe këtë vit, përfitimet i merr me vete,
Tradita vazhdon, Banka Ekonomike për të tretën herë Banes po dhuron
Tradita vazhdon, Banka Ekonomike për të tretën herë Banes po dhuron
15.05.2025 | 02:50
Tradita fiton, Banka Ekonomike për të tretën herë banes po dhuronBanka Ekonomike vazhdon traditën e
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 40-ta me radhë)
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 40-ta me radhë)
15.04.2025 | 04:06
Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme
E-mail Info
E-mail Info
18.03.2025 | 03:54
Banka Ekonomike prezanton rilansimin e shërbimit E-mail Info, që ju lejon të merrni informata të