Njoftim për llogari bazike për Kategorinë e cenueshme
Njoftim për llogari bazike për Kategorinë e cenueshme

 

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët e saj se duke filluar nga data 01 Janar 2024 (bazuar në Regulloren e BQK-së për Qasjen në Llogari Pagese me Shërbime Bazike), hyn në fuqi ofrimi i llogarisë së pagesës me shërbime bazike për kategoritë e cenueshme, me shërbime bazike  për menaxhimin e financave tuaja pa pagesë.

Shërbimet e përfshira me 0% komision në Pakon Bazike të llogarisë rrjedhëse:
 
•    Deponimi në degë
•    Deponimi në ATM brenda bankës / jashtë bankës
•    Tërheqja në degë
•    Tërheqja në ATM brenda bankës / jashtë bankës
•    Debitimi direkt
•    Pagesat përmes debit kartelës - në terminale të pagesave (POS)
•    Pagesa përmes debit kartelës - Online/E-Commerce
•    Transferet brenda bankës - në degë
•    Transferet brenda bankës - E-banking
•    Transferet brenda llogarive të të njëjtit klient - në degë
•    Transferet brenda llogarive të të njëjtit klient - E-banking
•    Hapja e llogarisë
•    Mirëmbajtja e llogarisë
•    Lëshimi i shërbimit E-banking
•    Urdhër pagesa brenda bankës
 
Llogaria bazike ofrohet ekskluzivisht në valutën EUR  vetëm për klientët individual të rinj dhe ekzistues (persona fizik).
 
Për më shumë informata rreth llogarisë bazike pa pagesë për kategoritë e cenueshme, ju lutemi vizitoni degën tonë më të afërt për ju, ose kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrat e telefonit 038 500 500 dhe 049 733 322.


List of videos
Tradita vazhdon, Banka Ekonomike për të tretën herë Banes po dhuron
Tradita vazhdon, Banka Ekonomike për të tretën herë Banes po dhuron
15.05.2025 | 02:50
Tradita fiton, Banka Ekonomike për të tretën herë banes po dhuronBanka Ekonomike vazhdon traditën e
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 40-ta me radhë)
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 40-ta me radhë)
15.04.2025 | 04:06
Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme
E-mail Info
E-mail Info
18.03.2025 | 03:54
Banka Ekonomike prezanton rilansimin e shërbimit E-mail Info, që ju lejon të merrni informata të
Boll mo me shuma të vogla, merr kredi deri në 60,000 Eur
Boll mo me shuma të vogla, merr kredi deri në 60,000 Eur
18.03.2025 | 03:37
Boll mo me shuma të vogla, merr kredi deri në 60,000 EurNëse po kërkoni kredi me kushte të