16 vite së bashku me ju
16 vite së bashku me ju
Të nderuar klientë,
 
Banka Ekonomike shënon 16 vite së bashku me ju, duke qenë e vetmja bankë me kapital 100 përqind vendor arritëm të bëhemi faktor i rëndësishëm në tregun bankar vendor. Çelësi i suksesit tonë ishte qëndrimi pranë klientëve tanë besnikë, duke ruajtur mbështetjen e tyre , bashkëpunëtorëve dhe  punonjësve të Bankës.
 
Ndërtuam burime njerëzore me trajnimin dhe kualifikimin e duhur, ngritja profesionale e punonjësve tanë ka qenë fokusi ynë i veçantë në rrugëtimin tonë, si njëri ndër faktorët kryesor në ofrimin e shërbimeve profesionale.
  
Fokus të veçantë patëm modernizimin e rrjetit të degëve në tërë Kosovën, ku për qëllim kryesor ishte rritja e cilësisë dhe shërbimeve për klientët tanë.
 
Vazhdimisht ngritëm cilësinë e shërbimeve duke zhvilluar dhe përshtatur produktet sipas pritjeve të klientëve, duke ndjekur avancimet e shpejta në teknologji kështu përmirësuam kanalet tona të distribuimit si: e-banking, qendrën e thirrjeve, SMS banking, pikat e shitjes (POS), bankomatët, ofrimi i shërbimit në produktet dhe shërbimet e bankës përmes hapësirave vetëshërbyese 24/7.
  
Në të njejtën kohë rëndësi i kushtuam përgjegjësisë sociale të korporatës me qëllim të kontributit në zhvillimin shoqëror të vendit, duke pasur fokus të veçantë mbështetjen e iniciativave të cilat përmirësojnë gjendjen e kategorive të ndryshme shoqërore dhe të komunitetit në përgjithësi.
 
Mbështetja dhe besimi juaj na bënë ti gëzohemi të ardhmës dhe na lehtëson me sfidat që na presin.
 
Banka Ekonomike
Mendon për ty!
List of videos
Obavestenje
Obavestenje
25.04.2020 | 07:09
Poštovani klijenti i građani, Kako bismo pravilno informisali i izbegli moguće zabrinutosti naših
Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshjen e garancisë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore
Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshjen e garancisë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore
02.11.2016 | 04:00
Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshjen e garancisë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore Banka
Panairi i Produkteve, Bujqësore dhe Agroindustriale
Panairi i Produkteve, Bujqësore dhe Agroindustriale
30.09.2016 | 02:30
Banka Ekonomike është duke marr pjesë në Panairin e Produkteve, Bujqësore dhe Agroindustriale të
Banka Ekonomike sponzor i artë i aksionit humanitar “Let’s Dance”
Banka Ekonomike sponzor i artë i aksionit humanitar “Let’s Dance”
24.09.2016 | 00:00
Banka Ekonomike si sponzor i artë edhe këtë vit mbështeti aksionin humanitar “Let’s Dance” të