SMS Mbushja
Është shërbim elektronik ku përmes llogarisë tuaj në Bankën Ekonomike, vetëm me një SMS ju mund të rimbushni telefonin tuaj mobil të operatorit IPKO dhe VALA , të ju dërgoni mbushje të tjerëve si dhe të paguani të gjitha shërbimet tjera (internet, duotv, duofix dhe tv) të operatorit IPKO.
Si aktivizohet produkti SMS Mbushja? Ju mund të aplikoni në çdo degë të Bankës Ekonomike për produktin SMS-Mbushja dhe pas pak minutash shërbimet tuaja do të mund të aktivizohen për përdorim
Si funksionon SMS Mbushja?
  • Rimbushja e telefonit tuaj mobil Ipko apo Vala
    Shënoni vetëm shumën e parave dhe dërgoni SMS-in në numrin 50005
    Shembull :10
    Mesazhi duket në këtë formë 10
  • Rimbushja e telefonit të familjarit apo mikut tuaj
    Shënoni numrin e telefonit të mikut tuaj, një hapësirë, shumën e parave që dëshironi t`ia dërgoni mikut dhe këtë SMS dërgoni në numrin 50005.
    Shembull : numri i telefonit hapësirë shuma
    Mesazhi per operatorin duket në këtë formë 049123456 5, ndërsa për operatorin Vala 044123456 5
  • Rimbushja e telefonit tuaj fix të operatorit Ipko
    Shënoni fjalën fix , hapësirë, numrin e telefonit, hapësirë dhe shumën e parave dhe dërgoni SMS në numrin 50005
    Shembull : fix hapësirë numri i telefonit hapësirë shuma
    Mesazhi duket në këtë formë fix 038712345 20

 

SMS Rimbushje e Internetit
Për operatorin Ipko: Shënoni fjalën int, hapësirë, username dhe dërgoni SMS në numrin 50005
Shembull : int username
SMS Rimbushje e Shërbimit Kabllovik

Për operatorin Ipko

  • TV
    Shënoni fjalën tv, hapësirë, username dhe dërgoni SMS në numrin 50005
    Shembull : tv username
  • DUOTV
    Shënoni fjalën duotv, hapësirë, username dhe dërgoni SMS në numrin 50005
    Shembull : duotv username
  • DUOFIX
    Shënoni fjalën duofix, hapësirë, username dhe dërgoni SMS në numrin 50005
    Shembull : duofix username
Limitet për rimbushje
Limiti minimal për rimbushje të telefonisë mobile dhe fikse është 1euro. Ju mund të rimbushni telefonin tuaj duke filluar prej 1Euro e më shumë.
Rimbushjen e telefonit mobil apo fiks të Operatorit Ipko e bëni me shuma të plota 1, 2, 3, 4, 5 ...20, 30 ... d.m.th shumat me presje decimale nuk pranohen me SMS. Ndërsa shumat të cilat i përkrah operatori Vala janë: 1, 2, 3, 5, 10, 20, 40 Eur