Zyrtar për validim të modeleve
16.09.2019 | 02:52
 
 KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

 

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

 

Zyrtar për validim të modeleve (1 vend pune)

 

Departamenti për Menaxhimin e Riskut

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

  • Proces rigoroz të validimit të modeleve të aplikuara në Bankë;
  • Analiza statistikore dhe ekonometrike me qëllim të krijimit të modeleve për humbjet e parashikuara kreditore;
  • Analiza statikore me qëllim të avancimit të modeleve statistikore për matje të humbjeve(metodën e probabilitetit të dështimit(PD)/humbjes së dhënë të dështimit(LGD) ose ndonjë metodë tjetër që do të aplikohet për secilën ekspozim ose portofol;
  • Kalkulimet për mjetet e peshuara me rrezik dhe stress testet e ndryshme;
  • Themelimin e modeleve për menaxhimin e rrezikut sipas shkallëve dhe vlerësimin e rrezikut për shkallë;
  • Kalkulimin e modeleve për capital ekonomik, apo mjaftueshmërisë së kapitalit sipas qasjeve të Baselit;
  • Komunikim të vazhdueshëm me të gjitha linjat e riskut dhe zhvillimit të biznesit për avancimin e metodologjive statistikore;
  • Menaxhimin e të gjitha projekteve për metodologji dhe modelime statistikore;
  • Bashkëpunimin me të gjithë Departamentet dhe Degët e Bankës, që të ju ofrojë udhëzime në lidhje me risqet që ju kanosen;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

 

Kualifikimet ;

 

  • Fakulteti i Teknologjisë Informative, Matematikë të Aplikuar, Ekonometri apo Ekonomik;
  • Njohuri të mira matematikore dhe statistikore;
  • Së paku tri vite përvojë pune në modelime apo teknologji informative;
  • Njohje e mirë e Gjuhës Angleze
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese;
  • Aftësi të mira analitike dhe statistikore;

 

 

 

 

 

 

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

 

Afati i aplikimit është deri më datë  23 Shtator 2019 ora 16:00.

 

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.