Zëvendës i Zyrtarit Kryesor të IT-së
27.11.2020 | 01:48

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 
  • Ofron udhëheqje strategjike dhe udhëzime në nivel ekzekutiv;
  • Zëvendëson CIO ne mungesë të tij;
  • Përpilimin/përditësimin e Politikave dhe Procedurave të Teknologjisë Informative;
  • Mbikëqyrë iniciativat ndërinstitucionale dhe projektet e nivelit ekzekutiv, duke nxitur partneritetet strategjike në kryerjen e shërbimeve kompjuterike në nivel qendror për IT;
  • Respektimin e Politikave dhe Procedurave të Bankës;
  • Ndihmon CIO në udhëheqje dhe planifikimi strategjik të teknologjisë së informacionit për të arritur qëllimet e biznesit duke i dhënë përparësi iniciativave të teknologjisë së informacionit dhe duke koordinuar vlerësimin, vendosjen dhe menaxhimin e projekteve;
  • Ndihmon CIO në mbikëqyrjen e qeverisjes, menaxhimin e projekteve dhe të portofolit dhe menaxhimin e ofrimit të shërbimeve;
  • Ofron udhëheqje për planifikimin, zhvillimin dhe zbatimin e nismave të teknologjisë informative;
  • Udhëheq zhvillimin dhe implementimin e praktikave te mira dhe standardeve ne procese, dizajnim, arkitekture dhe operacione te shërbimeve te ofruara nga teknologjia informative;
  • Propozon dhe përcjell inovacionet e reja në lëmin e Teknologjisë Informative;
  • Jep instruksione dhe propozime rreth detyrave projektuese të reja;
  • Përcjell punët e sistemit kompjuterik dhe kujdeset për punën e sistemit, arkivimin dhe azhurnimin e të dhënave;
  • Rregullon dhe mbanë komunikimin me klientët e brendshëm (departamentet) rreth mënyrave te plasimit te kërkesave dhe projekteve;
  • Eksperienca ne zbatimin e sistemeve themelore bankare apo moduleve të tyre është vlerë e shtuar;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

 Kualifikimet ;

 
  • Fakulteti Shkenca Kompjuterike ose të ngjashme;
  • Mbi 6 vite përvojë pune në Teknologji Informative;
  • Njohja e Gjuhës Angleze për komunikim dhe shkrim;
  • Aftësi organizative dhe menaxhuese;
  •  Aftësi analitike dhe të komunikimit;
  • Aftësi organizative dhe analitike.

 

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

 

Afati i aplikimit është deri më datë  04 Dhjetor  2020 ora 16:00.

 

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.