Këshilltar/e Personal/e për Klientë Nëndega Drenas
05.12.2022 | 03:07

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

 Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës

Këshilltar/e Personal/e për Klientë

  • Nëndega Drenas   (1 vend pune)

Detyrat dhe përgjegjësitë :

 

·         Përgjegjës për arritjen e objektivave të përcaktuara nga banka në baza mujore dhe vjetore si: kredit individuale, kredit kartela, e-banking etj;

·                             Tregon gatishmëri, efikasitet dhe mirësjellje duke ofruar çasje profesionale në raport me klientët;

·         Këshillon klientët në lidhje me produktet dhe shërbimet e bankës si: llogaritë, kursimet, kreditë, kartelat, transferet si dhe produkte tjera që janë në kuadër të    bankës;

·         Kryen realizimin e trasnferave kombëtare dhe ndërkombëtare, bën hapjen e xhirollogarive rrjedhëse, kursimit, afatizimeve, konvertimin e valutave të huaja etj;

·         Në mënyrë të vazhdueshme krijon dhe mban marrëdhënie me klientët ekzistues dhe të rinjë;

·         Ofron shërbime fleksibile në mënyrë që t’i përshtatet kërkesave të klientëve që i janë caktuar në portfolion e tij/saj;

·         Monitoron në mënyrë të vazhdueshme produktet kreditore si: mbitërheqjet, kredit kartelat dhe kreditë që janë caktuar në portfolion e tij/saj;

·         Azhuron në mënyrë të vazhdueshme të dhënat për klientët përkatës;

·         Arkivon të gjithë dokumentacionin përkatës në mënyrë korrekte;

·         Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankën Ekonomike;

·         Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra të tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet ;

  • Fakultetin Ekonomik ose Administrim të Biznesit;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare;
  • Së paku dy vite përvojë pune bankare në sektorin relevant;
  • Të jetë i/e gatshëm për punë në teren;
  • Nivel i pranueshëm i gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe arritjes së objektivave;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese;

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

Afati i aplikimit është deri më datë 12 Dhjetor 2022 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

 APLIKO TANI