Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike


NJOFTIM



Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se Mbledhja e Përgjithshme Vjetore e Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 35-ta me radhë) do të mbahet ditën e hënë, me datë 26.04.2021, në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë, pn, në pajtueshmëri me udhëzimet në fuqi për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e shpallur si pasojë e virusit COVID-19.


Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:                                            


1. Hapja e mbledhjes:


        Formimi i kryesisë së punës.


2. Zgjedhja e komisioneve:

    

         a) Komisioni verifikues;

     b) Caktimi i procesmbajtësit.


3. Raporti i komisionit verifikues.


4. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar.

                                    

5. Shqyrtimi dhe Miratimi i Raportit të Punës së Bordit të Drejtorëve për vitin 2020.

                   

6. Shqyrtimi dhe miratimi:

  

        Raporti Vjetor i Bankës për vitin 2020;

  Raporti i Auditorit të Pavarur për vitin 2020;

  Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2020;

        Plani Strategjik 2021-2023.


7. Shqyrtimi dhe miratimi/verifikimi i vendimeve të Bordit të Drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Bankës Ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të Kuvendit të Aksionarëve.


8. Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të Kuvendit të aksionarëve për vendimmarrje nga Bordi i Drejtorëve në mes të dy mbledhjeve.

     

9. Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të Bankës për vitin 2021.


10. Emërimi – zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Bankës Ekonomike.


11. Të ndryshme.



Banka Ekonomike Sh.A.


Bordi i Drejtorëve



Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të jashtëm, si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar fatos.begolli@bekonomike.com, në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.     

List of videos
Ofertë për Kredi Hipotekare
Ofertë për Kredi Hipotekare
14.05.2021 | 03:56
Ofertë për Kredi HipotekareBanka Ekonomike në bashkëpunim me kompaninë “Nderimi SHPK” kanë arritur
Njoftim për lansim të platformës së re të E-banking
Njoftim për lansim të platformës së re të E-banking
27.04.2021 | 03:54
Njoftim për lansim të platformës së re të E-banking  Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike
17.04.2021 | 09:49
NJOFTIMNjoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se Mbledhja e
Njoftim për mbyllje të llogarive jo aktive
Njoftim për mbyllje të llogarive jo aktive
14.04.2021 | 09:26
NJOFTIMNjoftohen të gjithë klientët e Bankës Ekonomike të cilët kanë llogari të hapur në këtë bankë