NJOFTIM PËR SHITJE PËRMES ANKANDIT TË PARЁ PUBLIK - NPT “FLORIMI”
 
Përmbaruesi Privat në Gjilan Kushtrim Musa ka nxjerrë Konkluzion P.nr.651/2015,të datës 26.09.2018, për shitjen e pasurisë së paluajtshme të hipotekuar të debitorit  NPT “FLORIMI”, me seli në Viti-që e përfaqëson pronari Avdirrahman Ramadani.
 
Kjo pasuri e paluajtshme është evidentuar në emër të garantuesit hipotekar Gazmend Shabiu,pjesa e pronës  në 1/1 e pasurisë,e cila evidentohet në fletën e posedimit-çertifikatën mbi të drejtat e pronës:  
Nr.2504-2, ngastra kadastrale Nr. P-70101007-02504-2, në sipërfaqe të përgjithshme prej 895m², lloji i pronës parcelë, me kulturë tokë ndërtimi, kjo pasuri gjindet në vendin e quajtur “Selishte”, Zona Kadastrale Viti. 
  
Kjo pasuri do të shitet në Ankand Publik, në mbështetje të dispozitës së nenit  234 të Ligjit për Procedurën Përmbarimore, me qëllim të sigurimit të mjeteve për të përmbushur obligimet e debitorit: “Florimi” me seli në Viti, ndaj kreditorit Banka Ekonomike sh.a.Prishtinë.
 
Pasuria e paluajtshme e hipotekuar është e  vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 660,000.00 € Euro.
Në seancën lidhur me ankandin e parë publik, palujtshmëria nuk mund të shitet për çmimin që është më i vogël se 50% e vlerës së përcaktuar.
 
Data e mbajtjes së ankandit publik-shitjes së pasurisë, me: 30.10.2018.
Koha e shitjes: 10:00
Vendi i shitjes: Zyra e Përmbaruesit Privat në Gjilan 
                          Rr.“Bulevardi i Pavarsisë ”nr.35/3.
 
Të interesuarit duhet të deponojnë shumën prej 1/10 e vlerës së cekur të pasurisë së paluajtshme, por jo më shumë se 5,000.00 €uro në emër të kaucionit në zyrën e përmbaruesit privat në Gjilan, me të drejtë të kthimit të kaucionit-ofertuesve të pasuksesshëm.
FTESË PËR TENDER - BLERJE TË VETURAVE PRONË E BANKËS EKONOMIKE FTESË PËR TENDER Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton të gjithë personat/kompanitë  e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për:BLERJE TË VETURAVE PRONË E BANKËS EKONOMIKEVeturat ofrohen për
NJOFTIM PËR SHITJE PËRMES ANKANDIT TË PARЁ PUBLIK - NPT “FLORIMI” NJOFTIM PËR SHITJE PËRMES ANKANDIT TË PARЁ PUBLIK - NPT “FLORIMI”Përmbaruesi Privat në Gjilan Kushtrim Musa ka nxjerrë Konkluzion P.nr.651/2015,të datës 26.09.2018, për shitjen e pasurisë së