FTESË PËR TENDER
Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
ANALIZIMIN DHE DOKUMENTIMIN E PROCESEVE TE ORGANIZATËS
ME QËLLIM TË NDËRRIMIT TË SISTEMIT THEMELOR BANKAR
Për tu kualifikuar kompanitë duhet të dorëzojnë :
- ofertën financiare, çmimet duhet të jenë me TVSH
- dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH-në dhe regjistrimin e biznesit
- referenca mbi punë të ngjashme
Palët e interesuara duhet ta kërkojnë dokumentin e tenderit në Zyrën Qendrore të Bankës Ekonomike në Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë p.n. ose përmes kërkesës me shkrim në e-mail adresën:
[email protected]
Afati i dorëzimit të ofertave është deri më 02 Maj 2019 në ora 15:00
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku dy muaj nga data e dorëzimit.
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Ofertë për Analizimin dhe dokumentimin e proceseve te organizatës me qëllim të ndërrimit të sistemit themelor bankar” duhet të dorëzohen në recepsion në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike në Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë p.n.
Banka Ekonomike mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në cdo kohë.