FTESË PËR TENDER
Banka fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
PLOTËSIMIN E NEVOJAVE VJETORE PËR MIRËMBAJTJE DHE SERVISIM TË VETURAVE ZYRTARE TË BANKËS
Për tu kualifikuar kompanitë duhet të dorëzojnë :
- ofertën financiare.
- dokumentacionin e nevojshëm mbi regjistrimin e biznesit dhe TVSH-në.
- referencat – kontratat mbi punë të ngjashme.
Afati i dorëzimit të ofertave është deri më 20 Gusht 2018 në ora 15:00.
Palët e interesuara duhet ta kërkojnë dokumentin e tenderit në Zyrën Qendrore të Bankës Ekonomike në Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë p.n. ose përmes kërkesës me shkrim në e-mail adresën:
[email protected]
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku dy muaj nga data e dorëzimit.
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Ofertë për mirëmbajtje të veturave” duhet të dorëzohen në recepcion në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike, Sh.A. Prishtinë, Sheshi Nënë Terezë p.n.
Banka Ekonomike mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në cdo kohë.