FTESË PËR TENDER 
 
QËLLIMI: OFRIMI I SHËRBIMEVE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM 
TË TEKNOLOGJISË INFORMATIVE
 
I. PARAQITJE
Banka Ekonomike fton kompanitë e specializuara që të sjellin propozimet e tyre për sigurimin/ofrimin e shërbimeve të Auditimit të Brendshëm të Teknologjisë Informative për një periudhë prej 3 vjetësh. 
 
II. FUSHËVEPRIMI I SHËRBIMEVE TË NEVOJSHME
Qëllimi i kërkesës është si më poshtë:
Zhvillimi i modelit të rrezikut dhe të gjitha aktiviteteve të Auditimit të TI-së
Kryerja e një vlerësimi të riskut të TI mbi qeverisjen e TI të Bankës, proceset e TI, aplikacionet e TI dhe infrastrukturën e TI për identifikimin e fushave të fokusit të auditimit të TI.
Auditorët e IT-së përveç  vështrimit të kontrolleve fizike, ata gjithashtu do të vështrojnë kontrollet e biznesit dhe kontrollet financiare brenda organizatës.
Po ashtu të mbështesin organizatën të veproj në përputhshmëri me legjislacionin, duke u siguruar që mbajtja/ruajtja e të dhënave dhe shënimeve janë të sigurta. 
Zhvillimi i një Plani të Auditimit të TI për 3 (tre) vjet
Bazuar në rezultatin e vlerësimit të rrezikut të TI, zhvilloni një plan auditimi 3 vjeçar, i cili mund të përfshijë TI Qeverisjen, proceset e TI, sigurinë e informacionit, sigurinë e aplikacioneve, sigurinë e infrastrukturës dhe fushat rregullatore dhe të pajtueshmërisë.
Hartmi i Projektit të Auditimit të TI
 
Hartimi i planit të detajuar të punës për secilin projekt të auditimit të TI-së në fushëveprimin e Planit të Auditimit të TI-së.
Ekzekutimi programin e auditimit të projektit
Vlerësimi i rreziqeve të biznesit / TI dhe vlerësimi i mjediseve të kontrollit, kryerja e testimeve dhe analizave të detajuara, identifikimi i çështjeve të auditimit dhe dokumentimi i procedurave dhe gjetjeve të auditimit në formate të qëndrueshme të punës.
 
Raportet e Auditimit të TI
Dakordimi i gjetjeve të auditimit të TI me pronarët e proceseve të biznesit / IT në fund të çdo projekti të auditimit të TI. Pas konfirmimit të  gjetjeve hartohen raporte individuale të auditimit të TI që ofrojnë një analizë të shkaqeve rrënjësore dhe planeve të veprimit të rekomanduara për të ndihmuar në përmirësimin e mjedisit të TI.
III. TË DHËNAT – DOKUMENTET E KËRKUARA PËR OFERTIM
Kompanitë duhet të dorëzojnë të dhënat si më poshtë:
• Dokumentacioni i regjistrimit të biznesit
• Të dhënat e ekipit të angazhuar
• Qasja / metodologjia.
• Tarifat.
 
Kusht është që kompania duhet të ketë staf të kualifikuar për IT Auditor me  
çertifikimet e nevojshme ( CISA, CISSP, CIA, CPA)
Nga fituesi i tenderit  kërkohet që raportet përfundimtare dhe të gjitha dokumentet tjera t’i përpilojë dhe bankës t’ia dorëzojë në gjuhën shqipe dhe angleze.
 
Bashkë me ofertën, kompanitë ofertuese duhet të dorëzojnë edhe referencat dhe  një vështrim të shkurtër të aktiviteteve të gjertanishme që ka kryer shërbime të funksionit të Auditimit të Brendshëm të Teknologjisë Informative.
Subjektet konkurruese do të njoftohen me rezultatet, pasi të miratohet vendimi i zgjedhjes së fituesit.  
 
Ofertat në pliko të mbyllura me mbishkrimin “OFRIMI I SHËRBIME TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM TË TEKNOLOGJISË INFORMATIVE” ”duhet të dorëzohen në  Zyrën Qendrore të Bankës Ekonomike,sh.a  Prishtinë, në adresën: Sheshi “Nëna Terezë', p.n. Prishtinë, më së voni, me 07.12. 2018.
FTESË PËR TENDER-- FURNIZIM ME PAJISJE TË TEKNOLOGJISË INFORMATIVE PËR VIRTUALIZIM TË INFRSATRUKTURËS Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për: FURNIZIM ME PAJISJE TË TEKNOLOGJISË INFORMATIVE PËR VIRTUALIZIM TË INFRSATRUKTURËS Për tu kualifikuar kompanitë
NJOFTIM PËR SHITJE PËRMES ANKANDIT TË PARЁ PUBLIK - NPT “FLORIMI” NJOFTIM PËR SHITJE PËRMES ANKANDIT TË PARЁ PUBLIK - NPT “FLORIMI”Përmbaruesi Privat në Gjilan Kushtrim Musa ka nxjerrë Konkluzion P.nr.651/2015,të datës 26.09.2018, për shitjen e pasurisë së