FTESË PËR TENDER
Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
FURNIZIM ME VETURA
Për tu kualifikuar kompanitë duhet të dorëzojnë :
- ofertën financiare, çmimet duhet të jenë me TVSH
- në ofertë duhet të ceket garancioni si dhe afati i liferimit
- dokumentacionin e nevojshëm mbi regjistrimin e biznesit dhe TVSH-në
- referencat – kontratat mbi punë të ngjashme.
Afati i dorëzimit të ofertave është deri më 24 shkurt 2017 në ora 15:00.
Palët e interesuara duhet ta kërkojnë dokumentin e tenderit në Zyrën Qendrore të Bankës Ekonomike në Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë p.n. ose përmes kërkesës me shkrim në e-mail adresën:
[email protected]
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku një muaj nga data e dorëzimit.
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Ofertë për furnizim me vetura” duhet të dorëzohen në lokalet e Bankës Ekonomike, Sh.A. Prishtinë, Sheshi Nënë Terezë p.n. dhe t’i drejtohen Shërbimit të Prokurimit.
Banka Ekonomike mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në cdo kohë.