Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
BLERJE TË ASETEVE TË BANKËS
(ASETE TË DËMTUARA OSE JASHTË FUNKCIONIT)
Për tu kualifikuar kompanitë duhet të dorëzojnë :
- ofertën financiare, çmimet duhet të jenë me TVSH
- dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH-në dhe regjistrimin e biznesit
- referencat mbi punë të ngjashme
Afati i dorëzimit të ofertave është deri më 25 maj 2016 në ora 15:00
Palët e interesuara duhet ta kërkojnë dokumentin e tenderit në Zyrën Qendrore të Bankës Ekonomike në Prishtinë, Sheshi Nënë Tereza p.n. ose përmes kërkesës me shkrim në e-mail adresën:
[email protected]Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku dy muaj nga data e dorëzimit.
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Ofertë për blerje të aseteve të dëmtuara ose jashtë funkcionit” duhet të dorëzohen në lokalet e e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike në Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë p.n. dhe t’i drejtohen Shërbimit të Prokurimit.
Banka Ekonomike mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në cdo kohë.