FTESË PËR TENDER
Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
PLOTËSIMIN E NEVOJAVE VJETORE PËR PUNIMIN, FURNIZIMIN, INSTALIMIN DHE SERVISIMIN E REKLAMAVE NDRIÇUESE DHE REKLAMAVE TJERA
Për tu kualifikuar kompanitë duhet të dorëzojnë :
- ofertën financiare, çmimet duhet të jenë me TVSH
- dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH-në dhe regjistrimin e biznesit
- në ofertë duhet të ceket afati i garancionit si dhe afati i liferimit
- referenca mbi punë të ngjashme
Afati i dorëzimit të ofertave është deri më 12 Korrik 2018 në ora 15:00.
Palët e interesuara duhet ta kërkojnë dokumentin e tenderit në Zyrën Qendrore të Bankës Ekonomike në Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë p.n. ose përmes kërkesës me shkrim në e-mail adresën:
[email protected]
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku një muaj nga data e dorëzimit.
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Ofertë për reklama ndriçuese” duhet të dorëzohen në recepsion në lokalet e e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike në Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë p.n.
Banka Ekonomike mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.