KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE-Zyrtar për Kredi Problematike (1 vend pune)
14.03.2019 | 01:50

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

 

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

 

Zyrtar për Kredi Problematike (1 vend pune)

 

Departamenti i Riskut Kreditor

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

·         Viziton klientët në 90+ ditë vonesë në terren ku është caktuar të punoj ;

·         Është përgjegjës për monitorimin dhe vizitën e të gjitha ekspozimeve kreditore 90+ ditë në vonesa;

·         Është përgjegjës për monitorimin dhe vizitën e të gjitha ekspozimeve kreditore 180+ ditë në vonesa (ekspozimeve të shlyera);

·         Përgjegjës për objektivat mujore të caktuara në bazë të buxhetit të aprovuar vjetor;

·         Është përgjegjës për mirëmbajtjen e pengut të konfiskuar (mjeteve të luajtshme);

·         Këshillon dhe përkrahë degët në lidhje me rastet problematike;

·         Implementon strategjinë e inkasimeve të borxheve të këqija (180+);

·         Raporton në baza të rregullta ditore, javore dhe mujore;

·         Implementimin e politikave dhe procedurave të bankës për kredi në vonesa;

·         Përgjegjës për procesin e kredive të paditura për të gjitha ekspozimet mbi 180+ ditë;

·         Kontrollon zhvillimin e raporteve të brendshme – kreditë e shlyera dhe rikthimet;

·         Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet ;


  • Fakulteti Ekonomik ose Juridik;
  • Të jetë i gatshëm të punoj me stres të shtuar dhe nën presion;
  • Të ketë aftësi të mira negociuese, komunikimit, organizative dhe aftësi në zgjidhje të problemeve;
  • Aftësi të mira për punë të përbashkët ekipore;
  • Të ketë njohuri për punë me kompjuter.

 

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

 

Afati i aplikimit është deri më datë 20 Mars  2019 ora 16:00.

 

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.