KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE-Analist Kredie për Mikro Kredi-Dega Prishtinë (3 vende pune)
11.02.2019 | 02:07

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendeve të punës:

 

Analist Kredie për Mikro Kredi

Dega Prishtinë  (3 vende pune)

Detyrat dhe përgjegjësitë :

 

·      Mirëmban portfolion dhe marrëdhëniet me klientët ekzistues të bizneseve, njëkohësisht krijon mundësi të reja bashkëpunimi me klient të rijnë të bizneseve;

·     Inicion dhe kompleton aplikacionin për shërbime kreditore, analizon/verifikon informacionet  dhe përgatitë pasqyrat financiare ku të njëjtat  i prezanton para Menaxhmentit të Degës dhe Zyrës Qendrore;

·         Përpilon dhe ofron rekomandime strategjike për bashkëpunim afatgjatë  me klientët  ekzistues dhe të  rijnë, duke ofruar  të gjitha shërbimet kreditore dhe jo kreditore bankare;

·      Mirëmban kualitetin e portfolios dhe në mënyrë efektive ndërmerr hapa te nevojshëm ne parandalimin e vonesave. Në të kundërtën, bazuar në politikat në fuqi inicion hapa të menjëhershëm për të identifikuar arsyen e mos pagesës dhe përkushtohet që pagesa të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur; 

·       Participon në evente të ndryshme marketingu, dhe trajnimet e organizuara nga banka të dizajnuara për të zhvilluar dhe avancuar aftësitë profesionale të kreditimit dhe sistemit bankar në përgjithësi;

·         Obligohet te arrije objektivat e caktuara, menaxhon vonesat, provizionet dhe shërbimet e ofruara përmes Cross Selling (p.sh. Pagat, eBanking, POS, Kartelat etj) ;

·         Është plotësisht i njohur me Politikat dhe procedurat kreditore, dhe ka njohuri  kompjuterike të cilat kanë të bëjnë me punën e tij;

·         Përgatit raportet e menaxhimit dhe kryen detyra të tjera të caktuara nga Menaxheri i Degës dhe Koordinatori i kredive për biznese.

Kualifikimet ;

·         Fakultetin Ekonomike ose Administrim të Biznesit;

·         Njohuri të mira të produkteve bankare ;

·         Së paku dy vite përvojë pune bankare në sektorin  relevant;

·         Të jetë i gatshëm për punë në teren;

·         Njohje e mirë e gjuhës angleze ;

·         Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.

 

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

 

Afati i aplikimit është deri më datë 15 Shkurt 2019 ora 16:00.

 

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.