KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE- ANALIST KREDIE PËR MIKRO KREDI/NËNDEGA SKENDERAJ
15.05.2019 | 03:05
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
 
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
 
Analist Kredie për Mikro Kredi
 
Nëndega Skenderaj  (1 vend pune)
Detyrat dhe përgjegjësitë :
 
• Mirëmban portfolion dhe marrëdhëniet me klientët ekzistues të bizneseve, njëkohësisht krijon mundësi të reja bashkëpunimi me klient të rijnë të bizneseve;
• Inicion dhe kompleton aplikacionin për shërbime kreditore, analizon/verifikon informacionet  dhe përgatitë pasqyrat financiare ku të njëjtat  i prezanton para Menaxhmentit të Degës dhe Zyrës Qendrore;
• Përpilon dhe ofron rekomandime strategjike për bashkëpunim afatgjatë  me klientët  ekzistues dhe të  rijnë, duke ofruar  të gjitha shërbimet kreditore dhe jo kreditore bankare;
• Mirëmban kualitetin e portfolios dhe në mënyrë efektive ndërmerr hapa te nevojshëm ne parandalimin e vonesave. Në të kundërtën, bazuar në politikat në fuqi inicion hapa të menjëhershëm për të identifikuar arsyen e mos pagesës dhe përkushtohet që pagesa të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur; 
• Participon në evente të ndryshme marketingu, dhe trajnimet e organizuara nga banka të dizajnuara për të zhvilluar dhe avancuar aftësitë profesionale të kreditimit dhe sistemit bankar në përgjithësi;
• Obligohet te arrije objektivat e caktuara, menaxhon vonesat, provizionet dhe shërbimet e ofruara përmes Cross Selling (p.sh. Pagat, eBanking, POS, Kartelat etj) ;
• Është plotësisht i njohur me Politikat dhe procedurat kreditore, dhe ka njohuri  kompjuterike të cilat kanë të bëjnë me punën e tij;
• Përgatit raportet e menaxhimit dhe kryen detyra të tjera të caktuara nga Menaxheri i Degës dhe Koordinatori i kredive për biznese.
 
Kualifikimet ;
 
• Fakultetin Ekonomike ose Administrim të Biznesit;
• Njohuri të mira të produkteve bankare ;
• Së paku dy vite përvojë pune bankare në sektorin  relevant;
• Të jetë i gatshëm për punë në teren;
• Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
• Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.
 
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
 
Afati i aplikimit është deri më datë 21 Maj 2019 ora 16:00.
 
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.
 
  APLIKO TANI